Europë/ Në normalitetin e ri dyert e shkollave nesër rihapen me frikë (VIDEO)

Nga nesër në shumë shtete të Europës, mësuesit dhe personeli i shkollës do të jenë vija e re e frontit të emergjencës shëndetësore shkaktuar nga Covid dhe së bashku me ta edhe miliona nxënës që vuajnë nga stigma e të quajturit asimptomatik dhe që do tju duhet t’i nënshtrohen një tjetër stresi psikologjik, pasi që mund të jenë ata vektorët e virusit për prindërit dhe gjyshërit.

Menaxhimi i frikës duket se do të jetë ‘thembra e Akilit’ në situatën e re, jo sepse infeksioni është më pak tinëzar, por sepse frika është sidomos sot, emocioni më i padobishëm.

Kujdesi për respektimin e protokollit është tani kryefjala e shteteve dhe qeverive.

Nëse duke filluar nga e hëna, çdo shpërthim i ri infeksioni në shkollë do të shkaktonte panik, rrezikon që edhe ky vit shkollor jetë i dhimbshëm.

Por përsa kohë dihet se niveli i rrezikut Covid te fëmijët ështëi papërfillshëm, do të duhet të shtypim valët e ankthit.

Komisioneria Europiane për Shëndetin, qipriotja Stella Kyriakides, tha se vendet anëtare të BE-së, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmbajtur rritjen e rasteve të Covid, por dhe  të shmangin bllokimet kombëtare.

"Pas pushimeve verore dhe me rihapjen e shkollave, është e pritshme rritja e rasteve të reja, por për shoqërinë dhe ekonomitë është jetike shmangia e bllokimeve të përgjithshme".

Por dyert e hapura janë rimbyllur përsëri për 32 shkolla në Francë,  ku janë identifikuar më shumë se 500 raste infeksioni në mesin e nxënësve dhe stafit akademik.

Ekspertët shëndetësor po bëjnë thirrje për respektimin strikt të protokolleve të sigurisë, në mënyrë që të shmanget infektimi masiv në mesin e nxënësve, gjë e cila mund të sjellë një ndalim të dytë të procesit mësimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Në Greqi rihapen shkollat me maska ​​të detyrueshme dhe ndarëse pleksiglas-i midis bankave

Në Greqi nesër nis viti i ri shkollor teksa nxënësit do të rikthehen në klasa me detyrimin për të mbajtur maska.

 Panelet ndarëse me material pleksiglasi janë instaluar midis bankave dhe dezinfektuesit po shpërndahen ndërkohë në sasi të mëdha.

Gjithashtu një tjetër masë parandaluese për të frenuar përhapjen e Covid është edhe reduktimi i numrit të nxënësve, nga 28 në 15 për secilën klasë.

Ndërkohë shumë prindër mbeten skeptik, paravësisht masave dhe protokolleve antiCovid

Në Greqi, gjithashtu, pas kërkesave të përsëritura të sindikatës së arsimit, janë punësuar mësues shtesë si dhe po vazhdon fushata e testimit të stafit akademik

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh