Eva Alikaj rimerr
shtetësinë shqiptare

Eva Alikaj rimerr<br />shtetësinë shqiptare
TIRANE- Aktorja shqiptare Eva Alikaj banon në Austri dhe prej 20 vitesh ajo mban shtetësinë austriake. Por që nga janari i këtij viti ajo do të quhet zyrtarisht shtetase shqiptare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani, në dekretin e lëshuar për dhënie të shtetësisë shqiptare, me nr 8457, datë 13.1.2014 i jep shtetësinë shqiptare aktores së njohur Eva Alikaj, e cila prej më shumë se 20 vjetësh ka banuar në Austri dhe ka mbajtur pasaportë austriake.

Sipas dekretit të sipërpërmendur u jepet shtetësia shqiptare, ku theksohet “me kërkesë të tyre”, 17 personave, ndërsa emri i aktores Eva Alikaj është i 16-ti në listë. Qysh prej vitit 1991 Eva Alikaj jeton në Austri, ku edhe u martua me një nënshtetas të huaj, duke marrë mbiemrin e tij, Eva Lossl. Por, për aktoren shqiptare jeta me të panjohurat e saj dhe vështirësitë në Austri sjell probleme me bashkëshortin dhe marrëdhënie e tyre nuk funksionoi. Kështu aktorja që ishte një emër i famshëm në Shqipëri pas divorcit i largohet për pak kohë karrierës si artiste për të përballuar e vetme rritjen e djalit të saj.

“Shqipëria asokohe kishte shume probleme dhe unë nuk mundesha që ta sillja fëmijën tim të jetonte këtu. Pata një dyshim të madh, të kthehesha apo të mos kthehesha”, është shprehur aktorja në një intervistë me gazetaren Izaura Ndoj. Duket se kthimi në atdheun e saj ka qenë një ëndërr e hershme e aktores Eva Alikaj, por dilemat mes detyrës së nënës dhe karrierës së lënë përgjysmë në atdheun e saj e bëri që të zgjidhte të parën. Karriera artistike për aktoren Eva Alikaj do të niste shkëlqimin e saj më pas, kur djali i saj nisi të rritej dhe aktorja menjëherë u përfshi në dhjetëra projekte me artistë e regjisorë të njohur shqiptarë. “Për çudinë time, unë kurrë nuk mendova që e kisha të humbur vendin tim. Gjithmonë kisha në kokë mendimin që Shqipëria më donte dhe unë e kisha vendin tim”, është shprehur Alikaj. 
Dëshira e aktores për t’u kthyer në Shqipëri
 
Në të gjitha intervistat, dëshira e aktores për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë shumë e fortë. Dhe, në çdo rikthim të saj apo ngjitje në skenë ajo ka pasur sukses. Në kthimin e saj të parë nga Austria në Shqipëri, është ngjitur në skenë në shfaqjen “Ylli pa emer” të regjisorit të ri Hervin Çuli. Vitet e fundit Eva Alikaj ka shtuar shumë bashkëpunimet me skenën shqiptare dhe kthimet e saj më Shqipëri kanë qenë shumë më shpeshta. Edhe djalit të saj Xhino Eva i flet shumë për Shqipërinë dhe ai është aq i lidhur me nënën e tij sa i duket vetja shqiptar. “Xhino e pëlqen shume Shqipërinë dhe shpesh thotë që është shqiptar”, thotë  aktorja.

Edhe pse Austria ka qenë shtëpia e saj për më shumë se 20 vjet, ëndrra më e madhe e aktores është Shqipëria. Ka nisur të ketë plot projekte dhe marrëdhënie të reja me regjisorët shqiptarë të teatrit dhe kinematografisë, siç janë filmat e viteve të fundit që ka xhiruar me Ylli Pepon dhe Namik Ajazin. “Dua të jem në Shqipëri. Edhe kur kam qenë në Austri unë kam jetuar me Shqipërinë. E dua shumë Shqipërinë!”, shprehet aktorja Eva Alikaj. Ajo është shprehur se në Shqipëri ka pasur gjithçka, por shkak i largimit të saj në Austri ka qenë martesa, e cila nuk rezultoi të ishte siç e kishte ëndërruar. Aktualisht Eva Alikaj është e divorcuar dhe jeton vetëm me djalin e saj 17-vjeçar, i cili siç ka pohuar edhe vet aktorja është shkaku i qëndrimit të saj aq gjatë në Austri. Eva Alikaj e ka ëndërruar gjithmonë kthimin në atdhe, sepse kur ka ikur nga Shqipëria ishte një aktore e talentuar dhe në kulmin e karrierës së saj. Kthimet e saj kanë qenë sporadike.

Eva Alikaj më 1991 ikën në Austri dhe në vitin 1993 lind djalin e saj, Xhino. Më 1995 u rikthye përkohësisht në Shqipëri dhe interpretoi rolin e fundit në filmin "Përdhunuesit". Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një filmi austriak. Dhë në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Që nga 2009-a ajo është kthyer më shpesh në Tiranë dhe me role të mëdha në Tetarin Kombëtar, siç ka qenë edhe roli i saj kryesor në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, që me suksesin që pati qe një rikthim dinjitoz i Eva Alikaj në karrierën e lënë përgjysmë në atdheun e saj.

faksimile
        Në Foto: Faksimile e dekretit të presidentit Bujar Nishani

 Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit