Rrëfehet bojaxhiu që u bë biznesmen: Më dhanë 150 mijë lekë dhe firmosa! Jam penduar, ja kush më mashtroi

Rrëfehet bojaxhiu që u bë biznesmen: Më dhanë 150 mijë lekë dhe firmosa! Jam penduar, ja kush më mashtroi

Drejtoria e Policise se Tiranes

TIRANE-Sot u arrestua në kuadër të aksionit anti informalitet Drilon Bareti 31-vjeç nga Shkodra, administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk" me akuzën e mashtrimit me TVSH-në, falsifikimit dhe fshehjes së të ardhurave. Bareti është administratori i 16-të që vendoset në pranga për këtë operacion, por në fakt nga dëshmia del se ai është bojaxhi dhe shprehet se është mashtruar. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka siguruar dëshminë e tij të plotë para grupit hetimor. Ai tregon si përfundoi emri i tij administrator shoqërie dhe cfarë mori në këmbim. I riu shkodran rrëfen edhe emrat e personave që e futën në këtë skemë,Vildan Saiti dhe Ned Limllari.

"Deklaroj se me profesion jam bojaxhi, merrem edhe me gipse. Pra punoj ku ka punë bashkë me një shokun tim, që e quajnë Albert Marku. Pra, afro një vit e gjysmë kam pasur një fatkeqësi familje dhe më duhej një shumë parash dhe i kam kërkuar ndihmë një fqinjit tim, që e quajnë Vildan Saiti.

Ai më tha që kam një shokun tim që ka një problem dhe do të nxjerrë një licencë për të hapur magazina dhe të ndihmon me para. Pas dy ditësh më ka marrë në telefon Vildani dhe më tha të shkoj te kafe 'Europa' se ka ardhur ai shoku.

Shkova te kafja dhe takova shokun e tij që m'u prezantua me emrin Vildan, por emri i tij është Ned Limllari, i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe më ka dhënë fillimisht 150 mijë lekë të reja duke më thënë se do të hapë disa magazina për lëndë ndërtimi, por duhet që regjistrimi të bëhej në emrin tim në QKB.

Ok i thashë, por nuk dua të kem probleme me shtetin, pasi në të kundërt do të tregoj gjithcka. Ok më tha ai. Ai më tha se do të marrësh 30 mijë lekë në muaj për pesë vite. Kam shkuar në disa zyra dhe kemi nxjerrë dokumente. Ditën tjetër ka ardhur sërish Nedi dhe pasi ka bërë një pagesë në Shkodër në një bankë ka shkuar te Tatimet. Nedi ka marrë dy kuti me fatura tatimore, pas kësaj është larguar.

Më pas nuk e kam takuar asnjëherë Nedin, sqaroj se para dy viteve, Vildani më ka thënë se meqë kam të regjistruar shumë makina në emrin tim, a mund të bëj një akt shitje në emrin tënd, të jap 200 euro. Në kushtet e gjendjes së vështirë ekonomike, i thash ok por nuk dua të kem probleme.

Shkuan te një notere bëmë letrat dhe firmosa ca letra, por edhe sot makina është në emrin tim, por e mbanë Vildani. Nuk kam pasur asnjë biznes, pasi mezi siguroj bukën e gojës, jam i penduar për letrat që firmosa, por nuk u dhashë rëndësi ndaqë më duheshin paratë" deklaroi Drilon Bareti.

Ndërkohë që 15 biznesmenët e tjerë të arrestuar kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë (lexo këtu). Një ditë më parë Report Tv zbardhi skemën e mashtrimit me TVSH-në që bënë biznesmenët e arrestuar. 5 kompani të krijuara fiktivisht rezulton t'i kenë shkaktuar shtetit një dëm në afro 30 milion euro me skemën e rimbursimit fiktiv të TVSH-së dhe mospagimit të tatim fitimit. Report Tv siguroi dosjen e akuzës ku firma me "0" blerje deklaronin shitje në miliona euro për kompanitë në pronë të 15 biznesmenëve të arrestuar mes tyre dhe Paqësor Buzit, përfituesit të tenderëve në projektet "Rilindja Urbane".

Biznesmenët akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv, sipas burimeve të Report Tv shifra mund të shkojë nga 25-30 mln euro. Ky hetim është shtrirë në kohë prej dy vitesh, ndërsa prej 2017-2019, firmat e përfshira në skemë kishin dhe aktivitetin e tyre masiv me faturat e shit-blerjeve për të rimbursuar fiktivisht TVSH dhe ulur tatim fitimin.

Në këtë skemë janë përfshirë emra të njohur të biznesit, si Shpresa Joanidhi,  kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti "SHPRESA" SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

Gjithashtu edhe Paqsor Buzi, pronar dhe administrator i kompanisë  GPG Company. Kjo kompani është ndërtuesi i Bypass-it të Tepelenës si dhe segmentit nga stadiumi i vjetër tek stadiumi i ri në qytetin e Beratit. Kjo rrugë, siç ka raportuar më herët kjo Report Tv, është shembur duke u hapur një gropë e madhe në rrugë, për shkak të cilësisë së dobët. Emra të tjerë të arrestuar janë edhe Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE; Haxhi Sala pronar i kompanisë LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kësaj kompanie.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.

Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010. Kjo kompani është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.

Në pranga përfundoi edhe administrator i një kompanie farmaceutike, Vasil Korita. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group
16.  Drilon Bareti  administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk" u arrestua sot

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/09/2019 20:26

    Vidhet arka shtetit me miliona leke dhe dtejtesia vazhdon avazin me mos ndeshkim.Prandaj vetingu eshte filtri i domosdishem per zhdukjen e kancerit te mos nfeshkushmerise.Keshtu nuk hyet ne europe .Drejtesia qe eshte tani eshte ashtu si thote populli ; O kasolle ku na mblodhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë