Everton e mori në huazim, Armando Broja s'luan deri në tetor! Chelsea paguan rrogën e sulmuesit

Everton e mori në huazim, Armando Broja s'luan deri në tetor! Chelsea paguan rrogën e sulmuesit

Armando Broja

Armando Broja është sulmuesi më i ri i Everton në Premier League. Chelsea dhe klubi nga Liverpool ia dolën të gjenin një marrëveshje në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, me sulmuesin e Kombëtares që pritet të ketë hapësira më shumë me Everton.

Detajet e marrëveshjes janë interesante, pasi Broja vuan një dëmtim të pësuar në fazën përgatitore të verës në SHBA me Chelsean dhe deri në tetor nuk do mundet të jetë gati.

Deri sa 22-vjeçari kuqezi të jetë në formën e plotë, Everton nuk do paguajë asnjë qindarkë rrogë, gjë e cila do vijojë të paguhet nga Chelsea. Marrëveshja e huazimit për një sezon përfshin edhe të drejtën që në fundin e këtij edicioni, Everton të blejë Brojën për 30 milionë euro.

Akordi u gjet vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, këtë të premte, me palët që kishin një marrëveshje para orës 23:00 dhe gjithçka u kompletua në orën 1 të mëngjesit të së shtunës.

Kësisoj, Broja është lojtari më i ri i Everton, paçka se edhe Ipsuich këmbënguli për ta pasur në ekip me të njëjtën formulë.

Dëmtimi/ Broja pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në dhjetor 2022, gjë që e mbajti jashtë fushave deri në shtator të vitit pasardhës. Shqiptari më pas u bashkua me Fulham në merkaton e janarit, por koha e tij e lojës në “Craven Cottage” ishte e kufizuar, duke bërë vetëm 8 paraqitje dhe dështuar të shënonte.

Paçka se këtë sezon ai nuk do mundet të luajë deri në tetor, sipas medieve në Angli; trajneri i Kombëtares (Sylvinho) e ftoi për dy ndeshjet e Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë që luhen më 7 dhe 10 shtator.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani

FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani