Evis Kushi kërkoi mësim në auditor për vitet e para, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon: Universitetet vatra të larta infeksioni

Kërkesa e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e mësimit në auditore për studentët e viteve të para në Universitete nuk u pranua nga Ministria e Shëndetësisë.

Në përgjigje të saj, Ministria e Shëndetësisë thotë se universitetet janë vatra të larta të infektimit, ndaj dhe prezenca e studentëve të viteve të para është e pamundur.

Në një letër zyrtare drejtuar Ministrisë së Arsimit, thuhet se pas mbledhjes së komitetit të ekspertëve është vendosur që të paktën në muajin e parë të mos ketë mësim nëpër auditore.

Edhe 2 ditë më parë, kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në një deklaratë u shpreh se mësimi duhet të kryhet online për të paktën 1 muaj.

Gjithashtu edhe konviktet do të mbyllen për të njëjtën periudhë kohore, ndërkohë që Rezidencat Universitare 1 dhe 2 në Tiranë bënë me dije se pagesat e kryera do të kompensohen në muajin dhjetor.

 

Refuzimi i ministrisë së Shendetësisë

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ziguri: 31/10/2020 20:18

    mbyll Universitetet dhe le hapur lokalet dhe restorantet,palestrat, shtet rrumpalle. Strategji qesharake, dilni ne bllok dhe shikoni cfare behet pastaj krahasojeni me nje klase ku te gjithe rrine me distance. Mbaj maske ne rruge dhe e heq ne lokal, keta jane sharlatane jo mjeke.

    Përgjigju
  • BENI: 31/10/2020 17:25

    PER NJE MUAJ dakort por jo me shume,,,kesaj i thone shkolle me korrespondence....

    Përgjigju
  • Bes: 31/10/2020 13:28

    Epo ku u lihet pushtet dashakeqesve dhe injorantve kshu vete kjo pune. Viti 2 qe po krijojn boshlleqe arsimore per te krijuar me shume injorant. Krijoni infrastukturen teknike paisje dhe internet falas per te gjith studentet e shume problematika gjera tjera qe krijohen nga mbyllja ti mbuloj shpenzimet ministrija arsimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja! Garanci sovrane për fasonerinë

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja! Garanci sovrane për fasonerinë