‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

1713170084_macron.JPG

 “Evropa është e rrethuar dhe jo mjaftushëm e armatosur përballë sfidave nga fuqitë e paskrupullta rajonale si Kina dhe Rusia”, deklaron presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjatë fjalës së tij në Universitetin e Sorbonës, Paris, Makron theksoi se gjatë viteve të ardhshme ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që Evropa të dobësohet dhe të “vdesë”.

"Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Evropa jonë mund të vdesë dhe kjo varet vetëm nga zgjedhjet tona, të cilat duhet të bëhen tani, për të garantuar sigurinë tonë”, tha Macron.

Po ashtu presidenti vlerëson se mburoja më e mirë e Evropës janë armatimet dhe rritja e kapacitetit për t’i prodhuar ato.

“Kushti i domosdoshëm për sigurinë tonë është që Rusia të mos e fitojë luftën e saj kundër Evropës. Jemi përballë një fuqie të pafrenuar, e cila ka sulmuar një vend evropian, që nuk na thotë se cilët janë kufijtë e tij. Tani jo vetëm siguria e Ukrainës është në rrezik, por edhe ajo e evropianëve”, deklaroi presidenti.

Presidenti u bëri thirrje vendeve që të investojë në sektorin e mbrojtjes dhe armatimeve, në mënyrë që Evropa të përballojë kundërshtarët.

“Ne duhet të ndërtojmë një koncept strategjik të mbrojtjes në Evropë që është i besueshëm , të ndërtojmë një iniciativë evropiane të mbrojtjes. Franca dhe ushtria franceze janë gati të vendosin veten në ballë të mbrojtjes evropiane falë edhe armës atomike”, shtoi Macron.

Po ashtu, sipas presidentit Evropa duhet të riarmatoset.

"Një Evropë e fuqishme është gjithashtu një Evropë që kontrollon kufijtë e saj. Kufijtë tanë janë një e mirë e përbashkët. Ne duhet të ndryshojmë qeverisjen, të ndërtojmë një strukturë politike që na lejon të vendosim së bashku, në një mënyrë më efektive për këto çështje”, sugjeroi ai.


Lajmi kryesor:

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE