Facebook merr masa të forta, mbyll llogari edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Facebook merr masa të forta, mbyll llogari edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook deklaroi këtë të martë se ka mbyllur mijëra llogari të hapura në këtë rrjet nga vende si Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Si arsyetim mbi këtë nismë të marrë nga Facebook është thënë se po kryhet për të parandaluar "veprime të koordinuara dëmtuese".

Sipas të dhënave në njoftimin e Facebook-ut janë hequr 2,632 faqe, grupe dhe llogari personale. Gjithashtu nga kjo reformë janë prekur edhe llogaritë e Instagramit. "513 llogari ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me Rusinë", shpjegon Facebook. Ndërsa  212 prej llogarive të mbyllura ishin me vendndodhje në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Facebook tha gjithashtu se faqet dhe llogaritë ishin mbyllur për mënyrën e funksionimit dhe jo për përmbajtjen. Platforma e medias sociale kohët e fundit ka marrë masa ndaj llogarive të tilla në shumë vende, pasi është kritikuar ashpër dy vitet e fundit për zvarritje – të pranuar edhe nga vetë kompania – në zhvillimin e instrumentave për të luftuar ekstremizmin dhe operacionet e propagandës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot

Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot