Facebook mbyll llogari të rreme ruse, pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Facebook mbyll llogari të rreme ruse, pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Kompania Facebook ka njoftuar se ka mbyllur disa rrjete të llogarive të rreme të cilat dyshohet se mund të përdoreshin nga shërbimet e inteligjencës ruse për rrjedhje dokumentesh si pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se llogaritë ishin të lidhura me inteligjencën ruse dhe njerëz të një organizate me qendër në Shën Peterburg, e akuzuar nga zyrtarët amerikanë për përfshirje në përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Rusia vazhdimisht ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe ka thënë se Moska nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera.

Nathaniel Gleicher, shef i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook, tha se nuk kishte prova tani për tani se dokumentet e hakeruara ishin gati për publikim.

Facebook tha se të gjitha llogaritë së bashku kishin një total prej rreth 97,000 ndjekësish.

Ndërsa disa nga aktivitetet kishin në shënjestër audiencat në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, rrjetet ishin kryesisht të përqendruara në vendet e Lindjes së Mesme dhe në ato në kufi me Rusinë, si Siria, Turqia, Ukraina dhe Bjellorusia, - tha Facebook.

Kompania Twitter tha se kishte punuar me Facebook-un për të identifikuar dhe pezulluar 350 llogari të operuara nga organizata të lidhura me shtetin në Rusi.

Të dy kompanitë thanë se një nga rrjetet ishte identifikuar pas një informacioni nga FBI-ja, e cila paralajmëroi të martën se aktorë të huaj dhe kriminelë kibernetikë ka të ngjarë të përhapnin dezinformim rreth rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë