Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

Foto ilustruese

Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme ndërsa gjigandi i mediave sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.

Nick Clegg, kreu për marrëdhëniet globale, tha në një deklaratë se kompania është e gatshme të mbështesë mediat e lajmeve, por përsëriti shqetësimet e saj mbi pagesat e detyrueshme.

"Facebook-u është më shumë se i gatshëm të bashkëpunojë me botuesit e lajmeve", tha Clegg pasi Facebook-u rivendosi informacione lajmesh si pjesë e një kompromisi me zyrtarët australianë.

"Ne vlerësojmë sigurisht se gazetaria cilësore është në qendër të mënyrës sesi funksionojnë shoqëritë e hapura – duke informuar dhe fuqizuar qytetarët dhe duke vënë para përgjegjësisë të fuqishmit".

Zoti Clegg mbrojti gjigandin amerikan të mediave sociale në një blog me titull "Historia e Vërtetë e asaj që ndodhi me lajmet në Facebook në Australi".

Platforma e mediave sociale u kritikua pasi hoqi faqet e mediave për përdoruesit australianë dhe i pengoi ata të ndanin përmbajtjen e ndonjë lajmi, në vend që të pranonte zbatimin e ligjit të propozuar.

Zoti Clegg argumenton në postimin e tij se në zemër të polemikave është një keqkuptim në lidhje me marrëdhëniet midis Facebook-ut dhe botuesve të lajmeve.

Botuesit e lajmeve ndajnë artikujt e tyre në rrjetin social ose i bëjnë ato të disponueshme për përdoruesit e Facebook-ut për t'i ndarë me veçori të tilla si hallka të krijuara për të të çuar në faqet e tyre të internetit, vuri në dukje zotiClegg.

Facebook-u ndihmoi në dhënien e gati 5.1 miliardë "referimeve falas" tek botuesit australianë të lajmeve vitin e kaluar, që vlerësohen sipas zotit Clegg të kapin shifrën e 407 milionë dollarë australianë në fitime për botuesit.

"Pohimet - e përsëritura gjerësisht ditët e fundit - se Facebook vjedh ose merr informacione origjinale lajmesh për përfitimin e tij ishin dhe mbeten gjithmonë të rreme", tha zoti Clegg.

"Ne as nuk marrim dhe as nuk kërkojmë informacione lajmesh për të cilat na u kërkua të paguanim një çmim potencialisht të lartë."

Zoti Clegg tha se për të qënë në përputhje me ligjin siç ai ishte propozuar fillimisht në Australi, "Facebook-u do të ishte detyruar të paguante shuma potencialisht të pakufizuara parash për konglomeratët e mediave shumëkombëshe nën një sistem arbitrazhi që e përshkruan qëllimisht në mënyrë të gabuar marrëdhënien midis botuesve të lajmeve dhe Facebook-ut"./Voa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev