Fact-check/ Më shumë të shëruar dhe testime, më pak të infektuar dhe telefonata (TABELAT E PLOTA)

Në javën e katërt të epidemisë në Shqipëri, shifrat zyrtare japin një tablo të qartë të një situate jo vetëm nën kontroll, por në përmirësim të vazhdueshëm. Ky është një konfirmim se masat drastike të vendosura në fuqi janë duke dhënë rezultat, ashtu si edhe strategjia e testimeve të targetuara e ndjekur nga Instituti i Shëndetit Publik, ku duhet theksuar se ISHP në këtë luftë ka qenë si një snajper në ndjekjen e zinxhirit të infeksionit.

Konkretisht, numri i shtrimeve të reja në spitalet COVID është ulur ndjeshëm, ashtu si dhe numri i telefonatave drejt numrave të emergjencës. Rënie ka edhe në numrin e personave që po trajtohen në reanimacion.

Lajmi më i mirë është ai se prej disa ditësh, numri ditor i të shëruarve është më i madh se numri ditor i të infektuarve. Ndërsa sa i përket vdekshmërisë, ajo është stabilizuar dhe është më e ulët se në shumicën e vendeve të rajonit.

Shumë pozitiv është edhe raporti teste përballë rasteve. Në datën 23 mars, 40% e personave të testuar nga corona rezultonin të infektuar, aktualisht vetëm rreth 7%. Ndërkohë, me blu në tabelën bashkangjitur shfaqet numri ditor në rritje i testimeve të kryera.

Vetëm sot janë kryer pothuajse 250 testime, ndonëse u identifikuan vetëm 17 raste të reja. Numri i testimeve, siç mund të shihet edhe në grafikun bashkangjitur është 5-fishuar krahasuar me ditët e para të shpërthimit të epidemisë.

Kjo do të thotë që po bëhen gjithmonë e më shumë testime ndërkohë qe numri i infektimeve çdo dite nuk është shtuar por ka ardhur ne zbritje ditët e fundit.

Të dhënat e vdekshmërisë, argumenti i preferuar i opozitës tregojnë se situata në Shqipëri është më pozitive se shumë prej vendeve të rajonit. Me një vdekshmëri mesatare prej 8 për 1 milionë banorë, Shqipëria regjistron momentalisht më pak dëme në njerëz (për frymë) se Sllovenia, Greqia, Maqedonia, Serbia apo Bosnja.

Sa i përket të shëruarve ditorë, numri i tyre ditën e sotme arriti në 23, nga 17 të prekur të rinj. Vetëm një ditë më parë ishin 15 të shëruar për 6 të prekur.

Kurba rritëse në numrin e shërimeve tregohet qartë në tabelën e mëposhtme. Në vetëm katër ditët e fundit kemi kaluar nga 5, në 12, 15 dhe sot 23.

Në total, numri i të shëruarve nga coronavirus gjithashtu po rritet ndjeshëm. Sot janë pothuajse 160 të shëruar plotësisht, nga 400 të identifikuar me epideminë në vend.

Tabela e mëposhtme tregon se trendi midis të shëruar dhe të infektuar është duke u përmbysur në favor të të shëruarve. Nëse ky trend konfirmohet në ditët në vijim, kjo do të thotë që me shumë gjasë Shqipëria ka kaluar pikun dhe ka hyrën në fazën e tretë të përballimit të epidemisë, atë të përmbajtjes dhe rënies përfundimtare.

Mes personave të infektuar që kërkojnë trajtim spitalor, pra rastet me simptoma të mesme dhe të rënda, nga 80 që ka qenë piku në datën 27 mars, aktualisht janë vetëm 58 të shtruar. Më shumë krevate spitalorë lirohen çdo ditë, nga ata që zihen prej të infektuarve të rinj. E nëse edhe më parë nuk rrezikohej një kolaps i sistemit shëndetësor, lirimi i shtretërve bën që doktorët dhe stafi mjekësor të trajtojnë edhe me më shumë vëmendje rastet e mbetura.

Tabloja e një situate në përmirësim plotësohet edhe nga numri i thirrjeve ditore drejt numrit të emergjencës 127. Nga piku prej 5089 telefonata në datën 23 mars, ditën e djeshme u regjistruan 3170 telefonata.

Të dhënat e vdekshmërisë, argumenti i preferuar i opozitës tregojnë se situata në Shqipëri është më pozitive se shumë prej vendeve të rajonit. Me një vdekshmëri mesatare prej 8 për 1 milionë banorë, Shqipëria regjistron momentalisht më pak dëme në njerëz (për frymë) se Sllovenia, Greqia, Maqedonia, Serbia apo Bosnja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tabela sipas qefit: 08/04/2020 21:28

    Serbia i ka 7 vdekje per 1 mil banor Kroacia 5 Mali zi 3 Kosova 3 Por kuptohet qe tabelat jepen gjysmake, vec ato shifra qe u interesojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen