Është një pikëtakimi, ku arti bëhet një nyje lidhëse mes dy botëve, mes atit dhe birit, poetit dhe piktorit... Ekspozita ‘Faksimile’ e sjell të realizuar ëndrrën e poetit Faslli Haliti, tri vjet larg nga ndarja nga jeta, për të qenë i pranishëm në një prej ekspozitave të Helidonit edhe si kurator.
“Në bisedat tona, para se ai të largohej fizikisht, luteshim që të bënim një ekspozitë së bashku”, thotë piktori Helidon Haliti.
Përbri 40 pikturave të ekspozuara këtë fillim jave në tri sallat e galerisë ‘Fab’, janë blloqet me shënime të poetit, shkruar në etapa të ndryshme të jetës së tij.
“Faksimilet nuk janë botuar më parë. Dhe brenda së gjithës, do të gjeni Helidonin, shqetësimet e sotme por edhe ato të së kaluarës”, thotë më tej artisti.
Poezia dhe piktura dialogojnë, bashkohen në lirizëm, në figuracione që ati i sjell përmes penës dhe Helidoni në telajo...
“Në këtë rast pikturat nuk mund të shikohen në distancë, për vetë faktin se duhen lexuar në poezi”, shprehet Haliti.
Haliti siç rrëfen ka vendosur që edhe shqetësimet sociale, t’i sjellë ‘nudo’ në këtë ekspozitë... Si kjo klithmë poetike e të atit për gjysmë shekullin ‘e djegur’ të shqiptarëve në diktaturë...
“Im atë ishte ai që i thoshte troç shqetësimet sociale, përmend këtu vargjet për kohën e ’97-ës, por edhe poema “Dielli dhe rrëkerat” e diktaturës, si tek shprehja ‘Në qiellin e kaltërt të socializmit, shtëpia ime pikon”, shton ai.
Lexohen gjithashtu në këtë ekspozitë ndjesitë e artistit, që humbi të atin gjatë Covid-19, e që siç tregon, tenton ta rigjejë në përrallat e fëmijërisë, në mesazhet mes vargjeve, kujtime, e të vijojnë komunikimin në degëzime të artit, përmes pikturës e letërsisë...
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1797
Lajme të tjera
-
Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri
17 Prill, 16:02
-
'Udhëtarët e kotësisë', piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij
7 Prill, 17:12
-
Komedia e zezë ‘Amerikani – e keqja është e mirë përsëri’ tek Eksperimentali! Ilir Kaso me ekspozitë në ‘Fab’! Artistët shqiptarë e sirianë me ‘Petale të panumërta’ në galerinë ‘Zeta’!
4 Prill, 11:18
-
Ekspozitë ndërgjegjësuese për drogën, alkoolin e duhanin! Rreth 90 piktura e punime të nxënësve u ekspozuan te Liceu
31 Mars, 17:41
-
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
22 Shkurt, 19:56
-
Jeta mes artit dhe detyrës, rrëfimi i poetit që punon oficer policie! Autor i 6 librave, Dashamir Malo: Çdolloj pune ka një lloj poezie brenda
18 Shkurt, 19:29
-
Çelet ekspozita ‘Muri’ në galerinë ‘Vilson Kilica' të Fierit, ekspozohen piktura dhe skulptura të 13 artistëve
11 Shkurt, 11:56
-
'Burri i Kështjellës' në rozë, ekspozita ndryshe e fotografes Blerta Kambo: Patriarkati shqiptar, kanuni dhe mënjanimi i gruas
2 Shkurt, 20:23
-
VIDEO/ Hedhin supë mbi pikturën e Mona Lisës në muzeun e Luvrit! Ja pse
28 Janar, 13:11
-
‘Jeta dhe karriera e Paolo Rossit’, ekspozitë 24 ditore në Tiranë për legjendën e futbollit! Falas për publikun
27 Janar, 14:31
-
Një pikturë e Gustav Klimtit gjendet pas 100 vjetësh
26 Janar, 08:56
-
Leonard Qylafi 'Përtej rrethit të konfuzionit'! Xoxa: Puna kërkimore në veprat e tij sjell frymë të re! Romano: Udhëtim në tri seri, nga propaganda te interneti
25 Janar, 15:41