Faktet që nxjerrin zbuluar hipokrizinë e Ilir Metës: Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh

Faktet që nxjerrin zbuluar hipokrizinë e Ilir Metës: Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh

Që në Shqipëri çdo kauzë është një kauzë e mirë për opozitën për të goditur qeverinë është një fakt i njohur. Por, edhe në këtë optikë, argumenti i HEC-eve nga Presidentit i LSI (Republikës) duket i habitshëm sepse ai i hidrocentraleve është mbase ndër ato tema që dëmtojnë më shumë opozitën. Ajo që ndodhi sot, Presidenti Meta, në një vizitë në Tepelenë, goditi qeverinë për ndërtimin e HEC në Vjosë, çka për më tepër është e pavërtetë.

Pikë së pari, kur LSI drejtonte Ministrinë e Energjitikës në qeverinë e Berishës 2009-13, nuk u mor asnjë hap për shpalljen e Vjosës zonë e mbrojtur, madje u prezantuan një sërë planesh për ndërtimin e te pakten 12 hidrocentraleve mbi këtë lum. E vërteta është që në qeverinë Rama, për herë të parë, pjesa e Vjosës e Sipërme ka fituar statusin e Parkut Natyror, ku ndalohet çdo lloj ndërtimi. Ndërsa në pjesën e poshtme të lumit, Ministria e Energjisë ka refuzuar të japë çdo leje për ndërtimin e hidrocentraleve.

Për ata që kanë kujtesën e shkurtër, LSI drejtonte Ministrinë e Energjisë kur çdo lum, kanal apo përrua i Shqipërisë, pa asnjë shqetësim për ekosistemin apo mbrojtjen e mjedisit, u pa si i vlefshëm për t’I vënë ndonjë HEC përsipër. Kështu, në katër vitet e qeverisjes së LSI me PD, vetëm në vitin 2009 u dhanë leje për 172 HECe, në 2010 për 18, në 2011 për 61, në 2012 për 46 dhe në prag të ndërrimit të pushtetit, bumi i 144 HEC, shumica prej të cilëve në pak muajt përpara zgjedhjeve të humbura. Në total, plot 441!

Kjo është e vërteta. Siç është e vërtetë që me bekimin e LSI, u vendos të ndërtoheshin 10 HEC në Valbonë, një zonë e mbrojtur, por kjo pak punë prishte. Nën qeverinë Rama, 8 prej këtyre HEC u anulluan duke kompensuar sa të ishte e mundur dëmin. 2 të tjerët, falë kontratrave të gozhduara të LSI me investitorët klientë, bëhej e pamundur të anulloheshin e në mos duhet të paguheshin dhjetëra miliona euro, por edhe ne kete rast kontratat u rishikuan per te kufizuar impaktin ne mjedis./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ne nje foto: 25/09/2020 21:39

    Tre derra gjirizesh

    Përgjigju
    • Medemel: 26/09/2020 13:45

      Tre mu**a

  • O tej: 25/09/2020 20:04

    Meta hajduti Mona Lavire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Autobotët ndalen në Vermicë, protestojnë kundër vendimit të doganës shqiptare për skanimin para dhe pas ngarkesës

Autobotët ndalen në Vermicë, protestojnë kundër vendimit të doganës shqiptare për skanimin para dhe pas ngarkesës