'Fakti që tronditi arsimin!' PD denoncon: Krim i pastër arsimor, i kanë marrë zvarrë mësuesit në mitingje

'Fakti që tronditi arsimin!' PD denoncon: Krim i pastër arsimor, i kanë marrë zvarrë mësuesit në mitingje

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se institucionet arsimore drejtohen nga persona të komanduar politikisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se arsimtarët bërë çfarë i ka thënë partia, e cila la shkarkuar mësuesit duke vendosur militantët e vetë.
Sipas tij "i kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime."

Postimi i plotë:

Fakti që tronditi arsimin!
Me një urdhër Ministria a Arsimit ka hapur procedurat e konkurrimit për drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare në disa ZAV.
Ajo që bie në sy, në vetë tabelën bashkangjitur këtij urdhri, është fakti skandaloz që këto shkolla nga viti 2013 deri më tani, kanë pasur drejtues të komanduar.
E tmerrshme dhe një papërgjegjshmëri absolute!
Kur janë kaq shumë në këto zyra arsimore relativisht të vogla, po gjithsej sa janë të komanduar në gjithë Shqipërinë?!
Krim i pastër arsimor!
Denoncimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por u desh kjo shkresë që Ministria “të çjerrë maskën” e vetë Ministrisë!
Ligji e përcakton qartë që një drejtues i komanduar mund të qëndrojë në detyrë vetëm gjashtë muaj.
Këta kanë plot shtatë vite.
U komanduan me përcaktim politik aty, pas reprezaljeve politike të 2013.
Kanë bërë çfarë i ka thënë partia e çfarë u ka dashur qejfi me shkarkime, largime mësuesish e emërime militantësh.
I kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.
Krejtësisht jashtë ligjit.
Pyetja është e thjeshtë:
Kush mban përgjegjësi për shkeljen flagrante të ligjit dhe pasojat negative në sistemin arsimor?!
Më tej:
Cili është dëmi katastrofik në arsim për shkak të kësaj papërgjegjshmërie?
Po dëmi ekonomik?
Pse Rama, Nikolla dhe Shahini nuk vendosen para përgjegjësisë ligjore e penale për këtë shkelje flagrante me pasoja të pallogaritshme për arsimin?
Dhe tani përsëri pas shtatë vitesh gjoja u bindën të bëjnë konkurs!!!?
Po ç’konkurs?!
Edhe ky është i paracaktuar. Jo me komandim tani, por me komandë politike!
Formalitet!
Sepse kanë vendosur si kriter mbarimin e shkollës së drejtorëve, alias shkollën e partisë, të cilën kanë pasur privilegjin ta ndjekin vetëm militantët e devotshëm.
Turp tjetër përmbi turpin aktual!
Katastrofë mbi katastrofë!
Degradim mbi degradim!
Ky shkatërrim duhet ndalur.
Përgjegjësi penale për autorët!
Dënim me votë politike për përgjegjësit!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 08/08/2020 07:38

    Merr me lengse thelat u mbarian

    Përgjigju
  • Berti: 07/08/2020 22:09

    Ik or pall vividoli

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 07/08/2020 19:06

    Idiot

    Përgjigju
    • Popull: 07/08/2020 21:11

      Bjerini dybekut, se populli ua ka pire lengun

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë