Universitetet hapin dyert më 2 nëntor, mësim i alternuar, leksionet online, seminaret në auditor

Mësimi në universitete do të nisë ditën e hënë më datë 2 nëntor.

Kryesisht mësimi do të jetë i alternuar ku shumë prej fakulteteve kanë vendosur të zhvillojnë leksionet online dhe seminaret në auditor.

Kjo është një masë për të evituar numrin e lartë të studentëve nëpër auditore dhe ambientet e fakulteteve për të parandaluar dhe përhapjen e koronavirusit.

Aktualisht, fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar.

Ndërkohë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që vitet e para Bachelor dhe Master të zhvillojnë mësim në auditor.

Për vitet e dyta dhe të treta në këto dy cikle studimi, do të zhvillohen totalisht online.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Universiteti i Mjekësisë, alternim mes mësimit online dhe në auditor

Universiteti i mjekësisë ka vendosur që mësimi të zhvillohet në mënyrë të alternuar, në auditor si dhe online.

Mësohet se leksionet do të zhvillohen online ndërsa praktikat do të zhvillohen në ambientet që kanë sipas programit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI duhet të garojnë bashkë apo të ndara?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

U qëllua me plumb në gjoks, biznesmeni në Lezhë ishte duke ecuar me makinë! Ka shkuar vetë në spital i plagosur