Falimentoi edhe Fullani i fundit

Falimentoi edhe Fullani i fundit

Erik Fullani

Nuk harrohet lehtë plangprishësi me moshë 21 vjeçare dhe peshë 121 kilogramë që fshinte djersët e ballit me kartmonedhën 500 euro. Djali i vetëm i ish guvernatorit burgaxhi të Bankës Shqiptare, pas arrestimit të babait nuk vajtoi burgosjen por u bë biznesmen. Hapi në Tiranën e Re restorantin e shtrenjtë "Rixhi's" ku një hamburger kushtonte vetëm 17 mijë lekë. Pretendonte se do kishte klientë veç Vip-ave të kryeqytetit edhe aktorët e politikës, aktorët e Teatrit Kombëtar e madje edhe ata Hollyëoodit. Por planet iu shkërmoqën ashtu siç iu shkërmoq lavdia fallco e familjes së tij.

I mbytur në borxhe ndaj të tretëve: furnitorëve, punëtorëve dhe organeve tatimore, Erik Fullani ka mbyllur tashmë bisneset i falimentuar totalisht. Pas arrestimit të babait Ardian Fullani, pas largimit të nënës së tij nga Gjykata e Lartë Ariana Fullani, i treti i vërteti në listën e dështimeve parakalon "i fundit Fullan" që deri dje na kërcënonte ne gazetarëve pse e bëmë të famshëm dhe ia zgjatëm ymrin e njohjes me 6 vjet intubim. Madje edhe ne gazetarëve na ka shumë borxhe por po ia falim.

Po ti Armand Shkullaku si miku i ngushtë i Fullanëve që ke qenë, po e lexon këtë lajmin tim?

Të dhënat e regjistrimit të biznesit të Fullanit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 08/06/2020 00:49

    O Bledi. Fullani boni burg dhe I mori ca qendra milliona leke shtetit. Po gazetaret car morin kur shteti I burgos ? Personalisht OFL ti nisi letrat djalit te tij se si I justifikojne te ardhurat. Mami gjykatese Babi ish guvernator Vete injorant Respekte per kurajon qe ke kur shkruan. Nje shok i yti ne Los Angeles

    Përgjigju
  • Qytetari i thjeshte: 07/06/2020 19:23

    Turp tju vije faqes se squar qe here mbas here tregoni sa te njeaneshem jeni dhe publikoni vetem ato komente qe ju interesojne dhe kurre ato qe ju kritikojne. Me keto hapa ju a garontoj se nuk e keni te gjate ne ket biznes qe sa vini e demaskoheni se kush jeni ne te vertete. Dhe padushim qe ne zemren tuaj do mbani gjithmone gazetaret ( e ashtuquajtur) te pa vlere per te mbushur programin. Turp dhe per editorin qe i le te kalojne keto gjera. Sa per dijeni kjo eshte kritike konstruktive e mirefillete dhe mos e merni personale dhe nje here f...k fullanet . Flm

    Përgjigju
    • Aldo: 08/06/2020 10:24

      Pa merak o Qytetari i thjeshte, se sapo te hyj ene fuqi ligji do ti duhet te deklarojne punonjes e cdo gje tjeter keta. Se jane komplet anonim dhe kaq e shume jane toleruar Media biznes ilegal ;)

  • Ardi: 07/06/2020 11:41

    Me falni per injorancen por si ka munci qe se kam degju e pa naiher kte si lokal se at zon e njoh maj gishtave

    Përgjigju
    • Nini: 07/06/2020 22:59

      Njifke i k...n tim ti o shok E ke mu perball tikit o bo.e

  • Ilir: 07/06/2020 09:30

    Jo o shoku sesa lek kan fullanet me kompani nuk falimentojn o vlla mjerimi dhe pa dituria po 17mij lek nji hamburger veq eshte per te pastruar leket qe ka per te prer fatura efektive me shuma te medha per te justifikuar parat qe kan fshehur o mik

    Përgjigju
  • Alban H.: 07/06/2020 00:50

    Nje lajm 2 rreshtesh i sterzgjatur se tepermi :)

    Përgjigju
  • SHUKULLUKU BABASHTA: 05/06/2020 17:15

    O SHUKULLUKU BABASHTA PO TANI UN ÇFAR DO HA SE SUPËN UN E SIGUROI VETËM ME BYTHLËPIRJE E SERVILIZËM. SE UN GAZETARIN SE NJOH AS QË E KAM IDEN ÇDO ME THËN GAZETARI UN KTË PUN E BOJ QË THUPËN SI ED PALOQJA TA SIGUROJ. PA BYTHLËPIRJE UN DOT SJETOI. PRANDAJ TË LUTEM O BLENDI MANE THUPËN MOS MA NGACMO SE DHE UN DO JETOI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri