Falsifikonin pasaporta për kriminelë, në listën e përfituesve edhe biznesmeni i vrarë shqiptar në Greqi! Në pranga policë dhe avokatë

Falsifikonin pasaporta për kriminelë, në listën e përfituesve edhe biznesmeni i vrarë shqiptar në Greqi! Në pranga policë dhe avokatë

Foto ilustruese

GREQI- Policë, punonjës të pushtetin vendor dhe avokatë, ishin disa prej 20 personave të arrestuar të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrjet falsifikimi të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarë të vendeve të treta, me qëllim legalizimin e qëndrimin të tyre në vend.

Shpërblime që arrinin deri në 30 mijë euro merrte rrjeti, kur duhet të bënin falsifikime për kriminel të rrezikshëm, ose persona me precedentë të mëparshëm kriminal. Njeri prej tyre ishte Marius Diamanrti, i cili u ekzekutua pranë karburantiti të tij, biznes i regjistruar në emër të gruas së tij, e cila priste binjakë. Marjusi ishte një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar disa herë madje edhe për vrasje.
Si funksiononte rrjeti i falsifikimit?

Ata lëshonin dokumentet e falsifikuara ose në emër të personave inekzistent ose të emigrantëve që jetonin jashtë vendit dhe ishin krejtësisht të paditur për veprimtarinë e organizatës.

Gjithsej 200 persona kanë përfituar nga shërbimet sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile, fitime që i afrohen 5 milionë euro.

Çfarë rezultoi nga hetimet që kanë nisur pranverën e 2021?

Nga hetimet ka rezultuar se grupi i falsifikatorëve ka nisur aktivitetin që nga 26 Prilli i vitit 2013 dhe përbëhej nga grekë, ish-punonjës policie, policë dhe nëpunës të tjerë të shtetit grek, 9 prej të cilëve janë policë në detyrë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia