Falsifikuan dokumentet duke fshehur vjedhjen e energjisë në disa subjekte, arrest me burg për ish-inspektorin e një kompanie në Shkodër! Pezullohen dy ish-elektricistë

Falsifikuan dokumentet duke fshehur vjedhjen e energjisë në disa subjekte, arrest me burg për ish-inspektorin e një kompanie në Shkodër! Pezullohen dy ish-elektricistë

Drejtoria e Policisë Lezhë

Një ish-inspektor i një kompanie private në Shkodër është arrestuar nga policia, ndërsa janë pezulluar nga detyra dy elektricistë të OSHEE në Lezhë, pasi akuzohen se përmes falsifikimit të faturave nuk kanë dokumentuar vjedhjet e energjisë elektrike.

Në pranga  është vënë 33-vjeçari Enio Alibashi, banues në Shkodër, ndërsa u vendos "Pezullim i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik" për Valter Demën, 62 vjeç dhe Kastriot Zenelajn, 61 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë ish-elektricistë pranë OSHEE Lezhë.

Operacioni policor i koduar "faturisti" u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një hetimi 6-mujor, ndërsa masat e sigurisë për këta persona janë vendosur nga Gjykata.

Sipas të dhënave hetimet kanë nisur pas të dhënave të siguruara në rrugë operative se këta persona gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast