'Falë Zotit nuk kemi kafe se do luftonim nëse është turke apo greke', Rama dolli mes batutash në Vjenë: OSBE si një familje

VJENE- Mes batutash dhe një koktejli mjaft miqësor, kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur një fjalim përpara diplomatëve të huaj në Vjenë, si dhe figurave politike shqiptare, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. As në këtë mbrëmje kreu i qeverisë nuk hoqi dorë nga veshja e tij karakteristike.

Rama tha se anëtarët e kësaj familje nuk janë njësoj, por forca e vërtetë qëndron pikërisht tek bashkimi i këtyre kombeve për qëllime të përbashkëta. Kreu i qeverisë, teksa tregoi edhe një pyetje që i kishte bërë një djalë zviceran, u përgjigj se si një vend si Shqipëria, e karakterizuar nga konfliktet, mund të drejtojë një organizatë si OSBE, ku fjala kryesore është konsensusi.

Duke përzier mes batutash traditat shqiptare dhe vendeve të tjera mike, Rama ngriti edhe një dolli me ta, por vetëm pasi gjeti gotën e cila siç ai u shpreh fatmirësisht nuk ishte me kafe, pasi do të niste një diskutim nëse kafja ishte greke apo turke.

"Jam shpresëplotë se kjo mbështetje nuk do të mungojë asnjë ditë. Jemi këtu si një familje, në të mirë dhe në të keq. Asnjë nga 57 vendet nuk janë njësoj. Edhe brenda një familje nuk janë të gjithë njësoj. Dhe sigurisht duhet të kemi diferenca në mendime dhe opinionet tona. Por në të njëjtën kohë nuk mund të neglizhojmë njëri tjetrin, pasi si familje duhet të përmirësohemi së bashku. Duhet të dialogojmë mes nesh, të kemi besim mes nesh dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë në të njëjtën çati, edhe në ato raste kur duket të jetë e pamundur. Në vitin 2020, kjo është sfida jonë, ta mbajmë familjen të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri tjetrin, duke implementuar angazhimet së bashku. Çdokush nga ne duhet ta ketë këtë ambicie. Ndaj ju kërkoj sot që të përqafojmë idetë e njëri-tjetrit.

Vjen një djalosh zviceran nga Vjena dhe më thotë mua “Ju çunat në Shqipëri vetëm ziheni. Është natyrale. Dhe unë e pyes veten, “çfarë di ai për luftërat? Asgjë. Nuk ka luftuar kurrë në jetën e tij. Ju uroj që të kemi në prioritetet tona edhe mikpritjen. Si t’i bëni miqtë të ndihen pengje nga mikpritja. Deri në pikën kur nuk mund t’i ikin ushqimit, muzikës, pijes. Por nuk ka konsensus.

Ne kemi tradita të shumta në Shqipëri, edhe muzikë. Tani delegacioni grek dhe delegacione të tjera mund të kundërshtojnë duke thënë nuk është tradita juaj, por e jona. Dhe falë zotit nuk kemi kafe në fund, se do të ishte luftë nëse do ishte kafe turke apo greke. Vetëm dy gjëra nuk lufton dot, ekspresin italian dhe kafen gjermane. Edhe pse vetëm kafe nuk është. Nuk e di pse e kanë quajtur atë lëng kafe. Do doja të ngrija një dolli por nuk e di ku e kam gotën”, tha Rama.

Shqipëria mori sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Kreu i qeverisë prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Dialogu, ishte kryefjala e përparësive në fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare, por edhe lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit, dhunës ndaj grave, toleranca, etj. Një tjetër përparësi sipas tij është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Rama tha se misionin do ta nisë nga Ukraina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 10/01/2020 11:42

    Esht fat i madh per ne qe kemi kete k minister nuk e di per ju per mua esht i madh bravo bre urime je i pa par je jasht atyre kornizave zyrtare burokratike vazhdojn te trashet axhi qamilet te shajn .....shiķo para je i fituar se je vetvetja je i vertet sje kukull qente le te lehin karvani te eci perpara ....respekte zoteri

    Përgjigju
  • Nexhi: 09/01/2020 22:42

    O palle bohemiane

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/01/2020 21:53

    Je modh Edi

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/01/2020 21:13

    Injorant sharlatan mjeker mjekrash, kemi kafe elbi që shoku Ramiz në mbledhjen e shokeve propozoi qe ta perdornim në vend te kafes kapitaliste duke e prodhuar me forcat tona!

    Përgjigju
    • Bohemian: 10/01/2020 01:22

      Pse nuk i lepin perineun e njorantit ne krye te Osbe, se ndoshta te ben te ndehesh me i realizuar ne jete si deshtak kronik qe je

    • njeri kafshe apo kafshe njeri?: 09/01/2020 22:21

      behet njeriu kafshe??besoj se shume lehte.behet kafsha njeri??? jo jo jo kurreeeeeeeeee

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan