Gjendet i vrarë në Holandë Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë! Mediat holandeze: Kishte pas një ushtri kreditorësh (FOTO)

Festim Lato, i vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' dyshohet se është vrarë në Holandë. Media holandeze shkruan ai u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuwe Ubbergseweg. Ajo raporton se pas Latos ishin vënë pas një numër kreditorësh. Sipas diplomatit holandez Zandberg Lato bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH.

Në artikullin e medias holandeze thuhet se sipas njerëzve në zonën e tij Lato kishte borxhe me kompani dhe indivdidë që shkonin deri në miliona euro.

Shqiptarja.com kontaktoi me familjen e Latos që ndodhet në Vlorë. Vëllai, Xhemil Lato u shpreh se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t'i dhënë familjes lajmin e vrasjes së vëllait në një atentat, por nuk dha më shumë detaje. "Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë.

Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja" tha Xhemil Lato për Shqiptarja.com. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili udhëtoi drejt vendlindjes së tij në Panaja të Vlorës, ku të afërmit shprehen se nuk e besojnë vërtetësinë e lajmit.

Miqtë e tij në mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale akuzojnë se vrasja është politike. "Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqve dhe shkove të tij.
Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike.  Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm" shkruan, Ali Aliu i vetëshpallur si "Kryeministri i Republikës së Çamërisë". Por, pavarësisht dëshmisë së familjes dhe miqve në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa sipas Policisë së Shtetit nuk ka asnjë sinjal apo kontakt nga autoritetet holandeze për vrasjen e ndonjë shqiptari.

Atdhe Geci i kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Limos Didani shprehet se trupi që u gjet në pyll në Beesel nga policia është pikërisht i Latos. Ai tregoi se 7 ditë më parë Lato u kishte deklaruar të disa miqve se do të shkonte në Franca për të marrë disa para, ndërsa telefonat ua kishte lënë atyre. "Trupi i pajetë që është gjetur nga policia është i Festim Latos. Kishim 7 dite qe kishim humbur kontaktet. Ai bashkë me dy persona të tjerë të huaj do të shkonte në Francë për të marrë disa lekë, ndërsa është telefonat ua kishte lënë disa shokëve" tha ai.

Njoftimi i policisë holandeze mbi gjetjen e një trupi të pajetë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë Festim Lato

Por kush është Festim Lato?
I vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. Lato ishte vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë', ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me drejtësinë.

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u merrte qytetarëve të ndryshëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë. Në profilin e tij në faqen e Facebook-ut ai ka publikuar disa foto nga aktivitetet që sipas tij realizonte në Bruksel dhe vende të tjera për kauzën çame.

Kundër tij nuk kanë munguar demaskimet për mbledhjen e fondeve përmes mashtrimeve, por që nuk kanë asgjë serioze për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Historiani Arben Llalla në një shkrim në vitin 2017 e cilësonte si mashtrues që gënjente në emër cështjes çame. 

Ora 28:34
FOTO me 'UÇÇ' e personalitete, ja kush është 'Presidenti' i Republikës së Çamërisë, familjarët njoftojnë vrasjen

Festim Lato

1 / 28

Eduart Ndocaj dhe Festim Lato

2 / 28

Festim Lato ( Në mes )

3 / 28

Komisioneri Evropian Johannes Hahn dhe Festim Lato

4 / 28

Festim Lato

5 / 28

Festim Lato

6 / 28

Festim Lato

7 / 28

Festim Lato dhe Bujar Nishani

8 / 28

Festim Lato

9 / 28

Festim Lato

10 / 28

Festim Lato

11 / 28

Festim Lato

12 / 28

Festim Lato

13 / 28

Festim Lato

14 / 28

Festim Lato

15 / 28

Festim Lato

16 / 28

Festim Lato

17 / 28

Komisioneri Evropian Johannes Hahn dhe Festim Lato

18 / 28

Festim Lato me përfaqësues të huaj

19 / 28

Festim Lato

20 / 28

Festim Lato me përfaqësues të huaj

21 / 28

Festim Lato

22 / 28

Festim Lato

23 / 28

Festim Lato

24 / 28

Festim Lato

25 / 28

Festim Lato

26 / 28

Festim Lato

27 / 28

Knut Fleckenstein dhe Festim Lato

28 / 28
d.ba./m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Dardan: 04/08/2019 10:47

    Si gjithmon helmi i kishës ortodokse i të ashtu-quajturit grek sot. po vazhdon projektin e nisur nga bushtra rusia që pasi zhduki AUTHOCTONËT Arbanit duke i futur në urrejtje ndaj Shqiptarëve Musliman në Epir Që ta kishte më të leht zhdukjen e tyre Edhe duke prur në Arbaniti lloj-lloj muti ortodoks nga anadolli sigurisht osmanët ndihmuan bashkpunuan për projektin famkeq rus Ortodoksët Arbanit Grekët e vërtet Jan Arbanitët Vepra famkeqe e kishës ortodokse i të ashtu-quajturit grek Helmoi në heshtje Të Madhin Aristidh kolën Edhe Festimi Laton kisha ortodokse i të ashtu-quajturit grek e kan vrar Si Vëllezërit Negovani edhe shokët e tyre i pren me spata Kush I preu kisha ortodokse Çfardolloj të ket bër në jetën e tij nuk kan rëndësi Rëndësi ka vepra që kishte marr përsipër Çështja e Epiriotëve-çamëve që po e çonte me shpejtësi të veçant Prandaj ju me shkrimet Poshtëruese jeni Shqiptar gjak prishur apo shqipfolsa Shkoni në pidhin e asaj bushtre që ju ka dhjer

    Përgjigju
  • Populli: 22/07/2019 11:50

    Ngjaka shume me Liken,terheqte kemben zvarre.

    Përgjigju
  • Sulo: 22/07/2019 03:14

    Mos u merzisni kur don qevertia e kap lepurin me qerre...

    Përgjigju
  • Tirana: 21/07/2019 17:22

    Krejte herojte shqiptare o jan vra o jan helmatos. Turp per sigurimin shqiptare.

    Përgjigju
    • vjeshta: 21/07/2019 21:31

      Pse,Hero të duket ky koqja e kandarit?

  • Barjam Hajro: 21/07/2019 16:59

    Ca President leshi ky ishte mashtrus futes.Ka bere ndinje kullaro me mall andej ky lapanjozi

    Përgjigju
  • Moj e bukura More: 21/07/2019 16:46

    Mashtruesi eshte qenia me e ulet qe mund te ekzistoje sepse burri nga fjala mbahet.fatkeqsisht ne shqiperi jane shtuar shume dhe jane bere me qindra mijera mashtrues.pushka top kush e ka qerruar kete bajge dhe marrte me vete edhe te tjere si vetja e tij.ngushellime edhe partise kriminale çame qe humbi nje nga xhevahiret e saj megjithese jam i sigurt qe edhe vrasesit jane po ashtu çamë.

    Përgjigju
  • kazemi: 21/07/2019 16:21

    nje mashtrus ka qen ky paska vetshpall dhe president e cameris hahaha

    Përgjigju
  • Arben: 21/07/2019 14:51

    Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si FAKE NEWS? Sepse sipas familjarëve, Festimi ka 3-4 ditë që ska folur në telefon me familjen. Kjo gjë mund ti ndodhi çdo kujt që mos të flasë me familjen qoftë edhe një javë. Vëllai i tij Xhemil Lato deklarojë që policia e Hollandës e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk mund të ndodh sepse policia e Hollandës do të merrnin në telefon në fillim ambasadën e Shqipërisë dhe jo familjen direkt, janë disa procedura ligjore. Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativë nuk ka asnjë lajmë nga policia e Hollandës. Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani. Sot jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij. Pak verifikues me lajme o gazetare lexues!

    Përgjigju
    • Hollanda: 21/07/2019 22:02

      Skan pse informojne amb shqiptare mbase ai ishte shtetas holandes e jo shqipar.Ka nga policia e Hollandas lajme plot.

  • Arbershe: 21/07/2019 13:31

    Nje person shume i pregatitur qe do tju mungoje shume te gjithe shqiptarve.

    Përgjigju
  • shoku: 21/07/2019 12:56

    Mos valle ka bere ndonje gol me miellin qe transportonte ne kompanine e tij.

    Përgjigju
  • Llapi: 21/07/2019 12:19

    ju familjareve, shokeve , çameve dhe te gjithe shqiptareve .Rrufeja s'godet ne hithera por kerkon lisat me te larte.Jo shume moti greket e "sheruan" Aristdh Kolen qe me fakte grekeve u tregoj ,se greket e sotem jan pasardhes pellazgo-ilir dhe çamet jane te pa perkulshmit shqiptare ,e sot paskan vra edhe Fatos Laton.Por sot me kete atentat qenka ndeze edhe nderkombtarisht Flakadani i Lirise çame qe nuk do te shuhet deri ne njohjen dhe lirin e plote çame. Ne nderim te vepres te Festim Çatos dhe çeshtjes se drejte çame, duhet ane kende Botes ku ka shqiptare te kete protesa te qeta duke u ndez qiri , e ne driten e te cileve bota e civilizuar te sheh e te njehe qeshtjen çame .

    Përgjigju
    • Zen Suma: 21/07/2019 14:18

      Hey Llapi, e di ate shprehjen .... Sa njit moca n’xhom aq ki bes ke i çom! E kan mor n’qaf zulumet qe i ia bere njerezve o Llapi!!!!

    • Kallupi: 21/07/2019 12:50

      O FIGUR PO LEXO SHKRIMIN DERI NFUN MOS QENDRO TE TITULLI.... KA MASHTRU NJERZIT PER PUNE LEKESH... SE STE VRET NJERI PER REPUBLIKEN E VET SHPALLUR... THJESHT MASHTRUS.