Tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet! Ish-ministri i Mbrojtjes u kallëzua nga familja që humbi djalin 7-vjeç

Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut.

Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun. 

Teksa i bën një radhitje të fakteve kryesore të ngjarjes SPAK evidenton faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdojë për shkak se me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar.

Por kërkesa e SPAK argumentohet në faktin se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017 imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim vetëm për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për procedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.

Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak.

Por një kolegj i kësaj gjykate në datën 14 shtator 2009, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për Mediun, me argumentin se ai kishte imunitet dhe se prokuroria, gjatë hetimeve të kryera, kishte kryer veprime pa marrë miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në atë periudhë ky vendim u cilësua si totalisht i paligjshëm, pasi Gjykata e Lartë, mori atributet e Prokurorisë duke vendosur pushimin e ndjekjes panale për të pandehurin Mediu. Pavarësisht ligjshmërisë së vendimit, vendimarrja ishte e Gjykatës së Lartë dhe për pasojë duhej të respektohej.

Feruzan dhe Zamira Durdaj, dy prindërit e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kanë kërkuar marrjen të pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe rihapjen e gjykimit. Vetë mamaja e 7-vjeçarit, Zamira, e bëri një gjë të ditur për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. 

Nga ai shpërthim i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, ende nuk ka asnjë person pas hekurave. 

Të dhënat e ngjarjes në njoftimin e SPAK

Konkretisht, në datën 15.03.2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e ç’militarizimit dhe ç’montimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k., ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda. Si rezultat i kësaj ngjarje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qëndra shëndetësore. Po kështu, kjo ngjarje solli pasoja dhe dëmtime të pasurive të ndryshme në total në vlerën 2.243.843.616 lekë, duke përfshirë pasuri të shtetasve dhe pasuri shtetërore e publike.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi proçedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë. Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008. Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, vendosi pushimin e proçedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdojë. Kolegji Penal ka arsyetuar se zgjedhja e shtetasit Fatmir Mediu deputet në Kuvend me vendimin e datës 01.08.2009 (rizgjedhja si deputet pas dërgimit të çështjes në gjyq) dhe mungesa e një autorizimi për proçedim të Kuvendit të Shqipërisë për këtë person pas mandatimit si deputet, është një prej rrethanave ligjore të parashikuara nga neni 290/1, shkronja (e) të Kodit të Proçedurës Penale, në bazë të të cilit ndjekja penale e filluar në ngarkim të shtetasit Fatmir Mediu nuk mundet që të vazhdojë.

Shkaku ligjor për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, ekzistenca e imunitetit parlamentar ndaj ushtrimit të ndjekjes penale, nuk ekziston më në legjislacionin proçedural penal. Bazuar në nenin 73 të Kushtetutës (ndryshuar me ligjin nr.88/2012) dhe nenit 288 të K.Pr.Penale (ndryshuar me ligjin nr.35/2017), imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për procedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.

Për shkaqet e mësipërme, në datën 05.05.2021 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vijimin e procesit gjyqësor ndaj shtetasit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.

Zamira Durda 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Si i shpëtoi Mediu drejtësisë deri më sot, Zëri i Amerikës: Nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë dhe as u thirr si dëshmitar në procesin gjyqësor

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen e “Gërdecit”.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe VOA. Sipas tyre ish-ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, madje ai nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që u zhvillua, ndaj një numri personash të përfshirë, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve.

Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë./ VOA

Ora 14:34
Rihapja e dosjes Gërdeci, reagon Fatmir Mediu: Shqiptarët e dinë që unë jam i pafajshëm

1617307817_MEDIUA1.jpg

Pas kërkesës së SPAK për rihapjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, ka ardhur edhe reagimi i parë i këtij të fundit.

Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat. Sipas tij sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje se kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillet Prokuroria e Posaçme.

“Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Unë nuk do të shoh se ç’bën SPAK, patjetër që do të marr veprime”, tha Mediu, në një intervistë për “Breaking”.

Mediu shtoi se kjo rihapja e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje “po bëhet nga politika sepse në Shqipëri nuk ka më as institucione dhe Kushtetutë”.

"Unë po ju them që vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë nuk i kam marrë unë. Ata që dinë të lexojnë, dinë dhe të kuptojnë, ata duan të bëjnë politikë, le të bëjnë politikë”, tha Mediu.

Ora 12:10
Rihapja e çështjes ‘Gërdec’ kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Baze: Shansi i fundit që Mediu të shkojë para drejtësisë

Gazetari dhe analisti Mero Baze ka reaguar lidhur me lajmin se është bërë kërkesa për rihapjen e çështjes së “Gërdecit” kundër ish-ministrin e Mbrojtjen, Fatmir Mediun.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Baze shkruan se rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë.

Ai shton se tani që Mediu është deputet dhe investitor i boronicave në Gërdec duhet të jetë në rregull me banorët.

Mediu ka fituar mandatin e deputetit në listat e PD në Tiranë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2021 01:57

    Z.Mediu, edhe atehere nuk kishte shtet,edhe atehere nje NJERI diktonte cdo gje,po keshtu vendimet e drejtesise atehere nuk i ke marre ti,jam dakord me ty,i morri DIKUSH tjeter ne prapaskene,ashtu sic u morr vendimi per videon e Likes.Sa per afatet,krime te tilla duhet te jene pa afat e pa limit.

    Përgjigju
  • Alban: 06/05/2021 22:13

    Shqiptaret e dine qe meriton burgun!

    Përgjigju
  • "DENIM ME VDEKJE": 06/05/2021 18:31

    Te vendoset "DENIMI ME VDEKJE". Per keto mostra dhe gjakpires, te kerkohet nga i gjithe populli, me jo apo po parti te çdo lloji, fshatare e punetore, qytetare apo intelektuale, te te gjitha feve apo ateiste, te te gjitha ngjyrave, rracave e kombesive, te gjithe ata qe flasin shqip, te kerkohet "DENIMI ME VDEKJE". Te Kerkohet Me Referendum Mbare Popullor Dhe Te Mos levizet Para Parlamentit E Te Rrihet Atje Me Çadra e Te Ngujuar Derisa Te Merret Vendimi Per Vendosjen e "DENIMIT ME VDEKJE". Dhe per keto kriminele me kollare qe kane shkaktuar tragjedi dhe krime ne permasa te medha, te vendoset "VDEKJE NEN TORTURA", "VARJE NE LITAR", apo 'DJEGIE TE GJALLE". Vetem keshtu mund te vihet sado pak drejtesia e neperkembur dhe te ulen krimet dhe kriminelet qe njohin vetem friken dhe asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Cadra-pistolet: 06/05/2021 15:19

    Te gjitha mekatet, ne kete bote kane per tu lare. Filloi tik-taku edhe per Mediu...

    Përgjigju
  • vera: 06/05/2021 11:40

    A ka turp me te madh qe vrasesin e Gerdecit fshataret e Vores e votojne per debutet.... Te vrasesh 26 njerez te pa fajshem dhe te votosh Fatmir Mediun kete vrases dhe trafikant qe Hollivudi e beri film vetem derra te tille e votojne.

    Përgjigju
    • Albanistan Kinema: 06/05/2021 17:51

      sa e votuan dmth ska faj ai sipas tyre. ai qe mendon se ka faj...sipas ligjit te bej edhe gjerat por cdo njeriut i ben pershtypje qe kur nje prokurori hap ceshtjen ndaj dikujt, mediut apo Perendiut, me pare duhet lajmeriar peresoni Po ti ke nje te drejte. Eshte ceshtje kinemaje, e the bukur. Dikush qe ka mbaruar per artist duket se ska pasur kohe ta ushtroje. ka nje kohe per te gjithe. per te lindur e vdekur

    • F-35: 06/05/2021 14:37

      100% dakord!

  • Daku: 06/05/2021 11:29

    Ishalla këmbën e mbar drejt SPAK zoti Fatmir (mehdihoxha) Mediu pjes e kriminit organizates kriminale ne ITALI ju lutem gazetare hetojeni per te shkuaren ne Itali dhe publikojeni Ka qen kreu organizates dhe i hetuar nga shteti Italian existojn fashikujt ne gjykatat Italiane prandaj ka ndryshuar dhe mbiemrin nga MEHDIHOXHA (Mediu)

    Përgjigju
    • Jurisprudenca online: 06/05/2021 17:52

      sikur e kn gjykuar nje here per kete gje. Apo Spak mund ta gjykoj perseri? ti si jurist si thua?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale