Familja e torturuar kërkon ndihmë tek 112-a, arrestohet inspektori i zjarrfikësve në Tiranë

Familja e torturuar kërkon ndihmë tek 112-a, arrestohet inspektori i zjarrfikësve në Tiranë

Një inspektor i forcave zjarrfikëse në Tiranë u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Brendshme, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

L.H., akuzohet për veprat penale të "Torturës" dhe "Dhunës në familje".

Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. 

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Por cili është dënimi për veprën penale të torturës dhe si specifikohet ajo në ligj

Neni 86 - Tortura

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 10)

Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të rënda, fizike apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, të hapur ose të heshtur, me qëllim:
a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime;
b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi tjetër;
c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër;
ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi;
d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues;

- përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • al ta: 23/02/2019 11:31

    futeni ne burg shkerdhaten dhe jepini nji dru te mire qe mos ta harroje.qenka dhe sherbetor i popullit i paguajtur me taksat tona.ky nuk kujdeset per femijt e vet e presim te kujdeset per boten........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League