Familja mbretërore pret rikthimin e Harry-t dhe Meghan-it në Mbretërinë e Bashkuar

Familja mbretërore pret rikthimin e Harry-t dhe Meghan-it në Mbretërinë e Bashkuar

Harry dhe Meghan

Familja mbretërore britanike po ushtron 'presion' mbi Harry-n dhe Mehganin që të rikthehen përsëri në pallat.

"Pallati është shumë i shqetësuar për Sussexes, sepse ata janë shumë të prekshëm jashtë mbrojtjes mbretëore. Ata po bëjnë plane emergjente në rast se Sussexes papritmas kthehen rrotull dhe thonë: ‘A mund të kthehemi nën krahun tuaj?", tha një burim i afërt i familjes mbretërore.

Sipas "Page six", burimi u shpreh se ata po përpiqen që të rindërtojnë marrëdhënien.

Planet e Dukës dhe Dukeshës së Sussex u shpërbënë për shkak të mediave që ata po përballen në shtëpinë e tyre aktuale në ishullin Vancouver në Kanada.

Ai gjithashtu theksoi se po ofrohet një numër i fshehtë ndihmash për çiftin dhe djalin e vogël Archie.

"Të gjithë pajtohen që ky është një çift i brishtë. Askush nuk do të thotë, jo ata nuk mund të kthehen", tha burimi.

Kjo gjendje vjen mes raporteve të tjera që pretendojnë se para dasmës së tyre mbretërore në vitin 2018, çiftit iu ishte ofruar një jetë pa detyrat mbretërore, por më pas u kundërshtua.

Sipas “The Sun”, Mbretëresha Elizabeth II e kishte lejuar Meghan të vazhdonte karrierën si aktore në qoftë se ajo do të dëshironte, por më pas cdogjë kishte ndryshuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman