Elia Zaharia Zogu feston Krishtlindjet mes vogëlushëve (FOTO)

Elia Zaharia Zogu feston Krishtlindjet mes vogëlushëve (FOTO)

Elia Zaharia me fëmijët

Aktorja Elia Zaharia ka mbledhur në pallatin mbretëror disa vogëlushë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Ajo u ka lexuar fëmijëve pjesë nga libri i saj “Trëndafili i bardhë”, ku ka treguar historinë e mbretëreshës Geraldinë, nënës së bashkëshorit të tij Princ Leka.

Fëmijët të veshur në mënyrë festive me kapuçët e Babagjyshit janë argëtuar me Elian.

Më pas të gjithë janë kthyer në princesha dhe princa të vegjël me kurora.

Në profilin e saj Elia ka ndarë momente nga festa me vogëlushët, të cilët kanë bërë edhe foto bashkë me Princin Leka.

Kujtojmë që Elia e publikoi “Trëndafilin e bardhë” në Panairin e librit të këtij viti, i cili u prit shumë mirë nga të gjithë.

Nëpërmjet përrallës “Trëndafili i bardhë” autorja rrëfen kohën e artë të fëmijërisë së Geraldinës, vështirësitë në jetën e saj, pasionin për lulet e trëndafilat e bardhë, njohjen me mbretin Zog të shqiptarëve, ardhjen e saj në Shqipëri, martesën, e deri tek lindja e princit Lekë.

Së fundmi ajo do të promovojë librin në Prizren në datën 26 dhjetor, ku fton të gjithë qytetarët që të mos mungojnë.

"Ku ka më bukur se të festosh mes fëmijëve të vegjël që e mbushën shtëpinë me dashuri dhe sollën gëzimin dhe magjinë në këto Krishtlindje", ka shkruar Elia krahas fotove me fëmijët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale