Varfëria ndan djalin e vogël nga familja...Luftë për mbijetesë në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti: Çfarë Vit i Ri?! Flemë pa ngrënë (VIDEO)

VLORË - Varfëria nuk njeh kufi, dhe as nuk të kursen. Vetëm 40 km larg nga Vlora, në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë, jeton familja Lepuri, tre anëtarë, bashkëshortët Leonidha dhe Ermelinda dhe Vangjeli djali i tyre. Ata kanë edhe një djal më të vogël që jeton në fshatin Panaja me gjyshërit, kjo si pasojë e pamundësisë ekonomike të familjes Lepuri.

“Gjendja jonë ekonomike është shumë e keqe, e mjerueshme. Një e kam këtu, një e kanë marrë njerëzit e mi sepse jemi keq nga gjendja ekonomike”, thotë gruaja.

Ata shprehen se jetojnë në një banesë e cila çdo ditë njeh vetëm rrënim. Të dy tërmetet edhe i shtatorit  edhe tërmeti i 26 nëntorit shtoi dëmtimet në suva të banesës së amortizuar ndër vite.

“Dhe këtu jetojmë me shumë frikë, sepse e lëkundi një herë tërmeti i parë, por ky i dyti e shkatërroi dhe ne më shumë kemi ndenjur jashtë”, thotë gruaja.

Në familjen Lepuri të vetmet orendi shtëpie që shikon janë vetëm 2 divane të dhuruara nga fqinjët  dhe një frigorifer bosh.

“Ne kërkojmë një shtëpi ku të fusim kokën. Natën rrimë tek mullarët jemi shumë keq”, thotë kryefamiljari.

Të ardhurat e vetme që ata kanë është ndihma ekonomike, as më shumë dhe as më pak se 5 mijë lekë në muaj.

“Ja me atë 50 mijë lekë ushqehemi herë hamë herë jo. Jemi në gjendje të mjerueshme. Çfarë Vit i Ri ku mund ta kalojmë, s'kemi asgjë”, shprehet kryefamiljari.

Trishtimi bëhet therës, kur në sytë e një 22-vjeçari nuk shikon më asnjë shpresë. Djali i madh i familjes tregon se shpesh flenë pa ngrënë. Ndërsa festën e ndërrimit të viteve, i riu druhet se do e festojë me barkun bosh.

“Viti i Ri erdhi unë nuk kam për të ngrënë. Kam vetëm pesë dele dhe ruaj ato dhe kur kthehem në darkë nuk kam për të ngrënë dhe flejë gjumë. Edhe në dyqane nuk na japin më sepse kemi gjithë ato lekë për të paguar”, thotë djali.

Të mposhtur nga hallet dhe sfilitja e jetës ata drejtojnë sytë nga shtetit dhe qytetarët. Familja Lepuri apelon për ndihmë, pa të cilën duket se ata nuk do ia dalin dot mbijetesës pasi në dyqanet ushqimore lista sa vjen e shtohet.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fukarai: 17/12/2019 01:21

    Shkruani Erion VELISE se ju ndihmon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit