Familjarët presin jashtë spitalit për t'u informuar, QSUT: Askush s'lejohet të hyjë, komunikohet përmes telefonit

Familjarët presin jashtë spitalit për t'u informuar, QSUT: Askush s'lejohet të hyjë,  komunikohet përmes telefonit

Familjarët jashtë QSUT-së

Pas vëzhgimit të Report Tv në ambientet e QSUT-së, ku shumë prej familjarëve të pacientëve prisnin jashtë pa marrë asnjë lajm, ka ardhur një reagim prej tyre. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një postim thekson se përveç  pacientëve dhe personelit, askush tjetër nuk lejohet të hyjë në spital për të parandaluar përhapjen e virusit. Është në dispozicion një koordinator i posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar tek Infektivi. Për sa i përket komunikimit me familjarët e të prekurve, në njoftim thuhet se është bërë i mundur përmes telefonit për të evituar kështu infektimin.

Postimi i plotë: 

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve. Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve. QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Për pacientët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu  infektimin e tyre. QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.

Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta duke theksuar se duhet të reflektohet menjëherë pasi çdo familjar meriton të trajtohet denjësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keti: 06/08/2020 19:58

    Ku e keni kordinatorin,kot rrin njerzit te spitali?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë