Familjet e 5 foshnjeve marrin lajmin e jetës, mjekët shqiptarë kryejnë me sukses operacionet e vështira

Familjet e 5 foshnjeve marrin lajmin e jetës, mjekët shqiptarë kryejnë me sukses operacionet e vështira

Fotot e publikuara nga mjeku Altin Veshti

TIRANË- Pesë foshnjet nuk e dinin që do të vinin në jetë me një problem shumë delikat, por falë bashkëpunimit të bluzave të bardha, ato sot gëzojnë shëndet të plotë.

Ekipi i Kardiokirurgjisë u ka dhënë lajmin e jetës familjeve 5 foshnjeve, më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh, të cilët arritën të përfundonin me sukses operacione shumë të ndërlikuara. Ato kishin lindur me një problem, i cili nëse nuk do të kapej në kohë, mund t'u kushtonte edhe jetën.

"Ekipi i Kardiokirurgjise operon 5 bebe neonat në 2 javët e fundit (më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh) me diagnoze koartacion i aortës një kardiopati vdekjeprurëse që nëse nuk operohet në ditët e para të jetës është fatale. Një bashkëpunim shumë i mire mes ekipit të Kardiokirugjisë, Pediatrisë dhe 2 materniteteve Koco Gliozheni dhe Mbretëresha Geraldinë. Operacione të një kompleksiteti shumë të lartë që kryhen me gjithë vështirësitë e mëdha. Urime të gjithëve", shkruan mjeku Altin Veshti. 

1579713708_nderhyrjeerralle.jpg

Fotot e publikuara nga mjeku Altin Veshti

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nela: 23/01/2020 08:28

    Doktor Altini eshte nje nga doktoret me te mire qe ka Shqiperia. Nuk di te kete tjeter kirurg per zemrat e bebeve. Kur filloi pune ne QSUT, i sapo ardhur nga Italia, ishte nje mjek shembullor e me parime, qe primare kishte jeten e bebes. Ndersa tani eshte shqiptarizuar dhe ben pazare me jeten e femijeve. 2000 Euro po do ta futesh beben ne operacion. Eshte per te ardhur keq se eshte nje nga mjeket me te mire qe ka shqiperia.

    Përgjigju
  • meri: 22/01/2020 21:26

    Urime te gjitheve...bebeve,prinderve dhe mjekve ,por..para se te kishit ber kete foto te ketij bebeje,do te kishit zbukuruar punen tuaj edhe me shume ,neqoftese kete bebe do ta kishit pastruar pas operacionit,nuk eshte bukur te shikosh nji Engjell te gjakosur.

    Përgjigju
    • Kalimtari: 23/01/2020 11:08

      Plotësisht dakort.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën