1701696296_foto.jpg

Foto e familjeve të pengjeve

Familjet e pengjeve izraelite i kanë bërë thirrje kabinetit të luftës që të "rinisin menjëherë negociatat" me Hamasin. 

Në një konferencë për media ata bënë të ditur se protestat do të shtohen nëse kërkesa nuk pranohet. Ata thanë se synimi ishte që nesër në mëngjes të mblidheshin para Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv dhe “të mos lëvizim prej andej”. 

Zyra e kryeministrit Netanyahu, e cila fillimisht kishte planifikuar një takim me familjet për të mërkurën e ardhshme, ka bërë të ditur se po përpiqet ta çojë takimin në mbrëmjen e sotme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, ndërpriten interneti dhe valët telefonike! OKB: Të paktën 300 të vdekur që nga përfundimi i armëpushimit