Fana 105-vjeçare na tregon sekretin e jetëgjatësisë: Jo cigare, alkool e ilaçe! Dietë dhe aktivitet fizik (Kujtimet me ushtarët italianë)

FIER - Në muajin maj Fana Naci ka mbushur plot 105 vjeç. Ajo është e datëlindjes 9 Maj  1914 dhe në këtë mënyrë thyen rekordin  ne Fier ndoshta dhe më gjerë duke ja kaluar në dy vite edhe Hëna Omerit, historinë e së cilës Report Tv e solli dy javë më parë.

Fana Nace është martuar në vitin 1942 dhe nga kjo martesë ka lindur 9 fëmijë. Edhe pse në këtë moshë, ajo fizikisht është e shëndetshme.

105-vjeçarja rrëfen për Report Tv sekretin e jetëgjatësisë. Fana Naci ka përdorur një dietë ushqimore strikte dhe është marrë rregullisht me aktivitet fizik. Në një ditë të zakonshme atë e gjen duke bërë punët e shtëpisë, fshin oborrin apo merret me mirëmbajtjen e luleve. 

Por nuk harron edhe  të punojë me shtiza për të bërë çorape për familjarët.

Nuk ka asnjë sëmundje, nuk pi duhan, as pije alkoolike  dhe rrallë herë merr ilaçe. 105-vjeçarja rrëfen se gjatë rutinës ditore del ne fshat e takon njerëzit. E moshuara ka memorie të fortë dhe kujton ardhjen e italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore... Por edhe të gjermanëve në Shqipëri, dhe për secilin prej tyre ka nga një histori.

"Kur ishte Italia, vinin ushtarët këtu, se ushtria ishte afër. Vinin kërkonin vezë. Kishin vajtur tek një fukara ushtarët conin rrobat për t'i larë dhe kërkuar vezë. Keni vezë? "Non ce" (nuk ka) - i tha ajo. Kishte dëgjuar nga djemtë që mësonin gjuhën", tregon 105-vjeçarja.

Ka bërë punë të ndryshme në bujqësi por më vonë profesioni i saj ishte rrobaqepësia deri sa doli në pension. Ajo rrëfen se ka qenë dy herë në Amerikë tek vajzat e saj, në vitin 1998 kur ishte 84 vjeç dhe në vitin 2002 kur ishte  98 vjeç.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soldato: 15/12/2019 18:49

    si ishin italiant ushtere qe kerkonin veze ,ndersa Gjermanet ishin te disiplinuar nuk perzieheshin me popullsine vendase dhe as vidhinin apo te shihnin femrat. Pavaresisht se sa te eger qe ishin ushtria gjermane fitoi nje respekt ne derjtimine moralit dhe dispiplines . Gjithesesi italianet afronin me shqiptaret ne disa aspekte.

    Përgjigju
    • Miti: 15/12/2019 22:32

      Ushtaret gjermane kane bere perdhunime dhe granitje kudo qe shkuan. Ne Shqiperi nuk bene te tilla gjera sepse ishte urdher i dhene nga komanda gjermane per te mos u konfliktuar pa shkak me popullsine civile sepse per ta Shqiperia ishte shtet kolaboracionist dhe jo armik.

  • sami: 15/12/2019 16:25

    Nuk e besoj se eshte e vertete Femrat ne ate kohe martoheshin te vogla , as I bie te jete martuar ne moshen 28 vjecare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor