Faqja angleze publikon momentin e propozimit për martesë në stadiumin 'Air Albania': Imagjinoni po t'i thoshte 'Jo'

Faqja angleze publikon momentin e propozimit për martesë në stadiumin 'Air Albania': Imagjinoni po t'i thoshte 'Jo'

Momenti i propozimit

Propozimi për martesë i tifozit ndaj të dashurës në stadiumin ‘Air Albania’ ka marrë vëmendjen e faqes angleze ‘Sport Bible’, që ka publikuar momentin duke e shoqëruar me batutën “Imagjinoni po t’i thoshte Jo”.

Propozimi u bë gjatë derbit mes Tiranës dhe Partizanit ditën e djeshme. Veç spektaklit në fushë, një gjë të tillë rezervuan edhe tifozët. Në fillim të ndeshjes një nga tifozët u fut në fushë dhe bëri sikur u dëmtua, me stafin mjekësor të Tiranës që shkoi për ndihmë.

Gjithçka dukej e programuar, ndërsa e dashura e tij u lejua të futej në fushë për t'i qëndruar pranë. Në këtë moment tifozi çohet dhe propozon të dashurën për martesë. Ultrasit patën ovacione të shumta, ndërsa pas trishtimit dhe panikut vajza duket e lumtur dhe thotë "po".

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut