Atentati në Lezhë-Laç/ Aleksandër Deda telefonoi familjarët e i plagosur përshkoi 10 km deri në spital, u ndoq nga atentatorët! Shoqërohen disa persona

Të tjera detaje shumë të rënda mësohen nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme në autostradën Lezhë-Laç, ku iu bë atentat biznesmenit 42 vjeçar Aleksandër Deda. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa persona në lidhje më këtë ngjarje.

Report Tv mëson se Deda pasi u përball me një breshëri plumbash përshkoi 10 km i plagosur deri te spitali, ndërkohë që atentatorët e ndoqën. Një automjet tjetër e ka ndjekur gjatë kohës kur i plagosuri i ishte drejtuar Spitalit të Lezhës. Aleksandër Deda mësohet se ka bërë disa telefonata drejtuar te afërmve të tij dhe i ka vënë në dijeni për ngjarjen.

Pas mjekimit në Spitalin e Lezhës, Deda është nisur për Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Njeri nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, por pa i prekur organet jetësore.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:00 në afërsi të zonës së Rriles, teksa i plagosuri Aleksander Deda, po lëvizte me makinën e tij.

Rezulton se autorët kanë qenë me një automjet tip “Audi” dhe pasi i janë afruar makinës me të cilën lëvizte 42-vjeçari, kanë qëlluar ndaj tij.

Pak minuta pas plagosjes së tij, policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat, e cila dyshohet se është e autorëve, të cilët nuk janë identifikuar ende. 

Shërbimet e Policisë Lezhë të ndihmuara dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë  krehur zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Aleksandër Deda

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë