Fasha 800 kwh/ Bejtja: Njerëzit vijojnë të kursejnë! Me energjinë jemi gjithmonë në alert! Bursa shqiptare do të hapet në mars

Ndonëse vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ende nuk ka siguri që dimrin do të kalohet pa u prekur nga fasha 800 KWH. Zv.ministri i Energjetikës Ilir Bejtja bëri me dije se muaj pas muaji shihet situata nga prodhimi vendas. Në një intervistë në Report Tv, Ilir Bejtja u shpreh se për energjinë do të jenë gjithmonë në gjendje alerti.

Bejtja shtoi se dëbora e shoqëruar me ngrica nuk sjell aspak përmirësim, por është e ngjashme me thatësirën. Ndër të tjera uroi që këtë vit të ketë mjaftueshëm prodhim për të minimizuar importet nga tregu ndërkombëtar.

“Njerëzit vijojnë të kursejnë dhe janë duke bashkëpunuar. Por me energjinë jemi gjithmonë në alert. Fasha lidhet me faktin që ne nuk kemi energji. Kur nuk kemi ne, nuk ka gjithandej dhe është e vështirë ta gjej. Për ata që kanë lekë, le ta blejnë më shtrenjtë. Në janar do vihen në punë anijet me 100 megavat/orë çfarë do të thotë 10% e konsumit ditëve të dimrit. Një miks që kombinon Kaskadën, termocentralet e lëvizsshme, prodhimin e Hec-eve private dhe energjinë që vjen nga importi, krijojmë kushtet që ta përballojmë me tarifat që kemi”, tha Bejtja për 'Studio Live' nga gazetari Arbër Hitaj.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh se vijojnë të jenë ende çmimet e çmendura të energjisë në treg.

“Kemi çmime të çmendura ende në treg. Po merren masa për të vënë fre mbi çmendurinë e çmimeve duke vendosur edhe taksa të jashtëzakonshme mbi fitime të jashtëzakonshme që vijnë si pasojë e situatës së krijuar . Në bursë është 370 euro/megavat. Neve shitëm në datat 21 deri më 29. KESH bëri shumë mirë bëri që shiti kur Fierza ishte plot. Në momentin kur po blinin, ndodhën përmbytjet”, tha Çoçoli.

Nga ana tjetër, Bejtja tregoi se bursa shqiptare për energjinë elektrike do të hapet në mars, por regjistrimi i operatorëve ka nisur nga 23 nëntori.

"Ka filluar regjistrimi i atyre që do jenë operatorë, i operatorëve. Kanë 3 muaj për të bërë testin e parë dhe në mars do lëvrohen volume faktike, pra licensime, trajnime, teste me kuotim që i jep mundësinë të gjithëve të ushtrohen. Nga 23 nëntori ka nisur regjistrimi i tyre dhe merr kohën i gjithë procesi. I njëjti nis 3 muaj më vonë në Kosovë. Volumet e para në Kosovë pritet të jenë në fund korriku-fillimn gushti", tha Bejtja.

Për t’u kthyer në ditët kur zona e veriut u përmbyt, Bejtja u shpreh se pati ndërprerje të energjisë elektrike në Shkodër dhe Lezhë për arsye sigurie. Teksa e cilësoi zonë që përmbytet historikisht, iu përgjigj ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli dhe hodhi poshtë pretendimet e fermerëve se kanalet kulluese janë shkarkuar.

“Mund të kemi bërë ndërprerje të energjisë për arsye sigurie në Shkodër ose Lezhë prej përmbytjeve. Në hidrovore nuk ka asnjë defekt. Një situatë ka vite që përballohet me një shpejtësi maksimale në ndërhyrje dhe cilësi të furnizimit. Ka përmirësim të rezervave prej rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës dhe vazhdojmë punojmë në maksimum në Koman dhe Vaun e Dejes.

Nuk është parashikuar që zona të thahet brenda gjysme ore. Në 2010-2011 mbetën gati 2 muaj të përmbytur, tani 3 orë. S’është justifikim por zona përmbytet historikisht. Ne kemi bërë maksimumin që të përthithin sa më shumë ujë në liqenin e Komanit dhe Vaut të Dejes.

Ne s’kemi shkarkuar asnjëherë ujë më shumë se 40% të prurjeve natyrore në rastin më të ekzagjeruar. Ka një problem që është ndërtuar kur asnjëherë s’është lejuar të ndërtohet. Është i vetmi shtet që ka legalizim të ndërtimeve pa leje dhe po shteti i kompenson dëmet. Nuk janë fajtor shkarkimet e Vaut të Dejës”, tha Ilir Bejtja, zv ministri i Energjetikës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët