Fashion Group Albania tani edhe online, gjeni mbi 20.000 artikuj për të gjithë familjen nga 10 marka botërore

Fashion Group Albania është grupi shqiptar i shitjes së organizuar me pakicë në profilin e modës, i krijuar në vitin 2005 në të njëjtën kohë me çeljen e të parës qendër tregtare në vend QTU. Lindi si një vizion qe blerësi shqiptar të gjente në këtë qendër çdo gjë që do të gjente edhe jashtë vendit. Kështu u krijua Fashion Group Albania, e cila operon në modelin e biznesit “Franchising” (françajz) , një model biznesi ky që siguron blerësin vendas për zbatimin e të njëjtave politika operimi dhe eksperiencë pune si kudo ku marka është prezente.

Në dyqanet e Fashion Group Albania prezantohen të njëjtat produkte dhe ç’ka është më e rëndësishme për konsumatorin, aplikohen politikat e markave për sa i përket çmimeve, promocioneve dhe uljeve , të njëjta me ato që ka vetë markat kanë në mbarë botën. Fashion Group Albania ka në portofolin e saj 10 marka internacionale të suksesshme veshjesh e aksesorësh të cilat janë përzgjedhur me kujdes për të krijuar mundësinë që e gjithë familja të gjejë veten në rrjetin e dyqaneve te saj.

Duke filluar që nga lindja, ku nënat shtatzëne e bebet e gjejnë veten ne PRENATAL, dyqanin më të madh në vend për to, për të kaluar tek fëmijët deri në 14 vjeç ku marka franceze OKAIDI, e cila ia plotëson më së miri çdo nevojë për cilësi me stil, për të vazhduar me të rinjtë e prindërit në SPRINGFIELD, MANGO, e CORTEFIEL, vend ku u surprizuam, pasi gjetëm edhe aktorin e mirënjohur Julian Deda, të cilit nuk nguruam ti bënim një pyetje.

Unë vij shpesh këtu. Unë vij shumë shpesh në CORTEFIEL për shkak se gjej shumë gjëra për vete. Sidomos për veten time. Siç e shikoni unë jam pak trup simpatik. Po ta shikoni këtu ka jo vetëm për mua ka edhe për babin. Edhe për gruan. Duhet edhe gruaja. Ka një shumëllojshmëri artikujsh. Mund të kombinohesh si të duash. Që nga këpucët deri tek koka. Mbi të gjitha janë me çmime shumë të mira. Cilësi-çmim janë në një raport të shkëlqyer. Deri 60 vjeç këtu më keni. 60 vjeç e mbrapa do shohim”, tha aktori Julian Deda.

Sigurisht, veshjet kanë të domosdoshëm plotësimin me aksesoret përkatëse prandaj PARFUA, CARPISA e XHEOKS janë marka që çdo ditë tregojnë rritje. Ndër markat më të preferuara nga blerësit janë edhe WOMEN SECRET e GOLDENPOINT të cilat targetojnë femrën e plotësojnë nevojat e tyre me delikate.

Situata aktuale e bëri kompaninë Fashion Group Albania të jetë përsëri inovatore duke sjellë mundësitë e blerjeve online për blerësit nga e gjithë Shqipëria në platformën shqiptare më të madhe të shitjeve online të markave internacionale www.fashiongroup.al. Në këtë platformë blerësit do të gjejnë mbi 20.000 artikuj të cilat u dërgohen kudo ata janë në të gjithë Shqipërinë. Ata mund të gjedhin të blejnë për veten apo të dërgojnë dhurata pa kosto shtesë.

Çfarë e diferencon tjetër, Fashion Group Albania është fokusi edhe motoja që ata kanë në çdo veprim që ndërmarrin. “Njerëzit të parët”, individi, si bashkëpunëtor, klient, punonjës etj. Nisur nga kjo, çdo gjë që ndikon në mirëqenien e tij ata e shohin me prioritet. Prandaj i kushtojnë  një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, duke ndihmuar e qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit