Fassino: BE, vendim i pajustifikuar, nuk kërkohej anëtarësim por hapje negociatash!

Fassino: BE, vendim i pajustifikuar, nuk kërkohej anëtarësim por hapje negociatash!

Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE është një gabim i rëndë, që sjell zhgënjim ndaj shpresave të këtyre vendeve dhe që i heq shkëlqimin besueshmërisë së unionit, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit të Jashtëm të parlamentit italian, Piero Fassino.

“Për më tepër ky vendim ishte i pajustifikuar sepse bëhej fjalë jo për anëtarësim të menjëhershëm, por për hapjen e negociatave, që kërkojnë disa vite për arritjen në një përfundim”, thekson Fassino, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Drejtësisë.

”Një bllokim i pakuptueshëm nga pak vende. Një konfirmim për tejkalimin e kriterit të unanimitetit”, theksoi ai.

“Italia, përherë në favor të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duhet të manifestojë gjithë afërsinë e saj me këto vende duke forcuar akoma rolin e sponsorit të integrimit të tyre europian”, përfundoi Fassino.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale