'Fati i Lojërave'/ Gjykata burg pa afat bosit të basteve dhe vëllait të shefes së KPA-së së Vettingut (Seanca 14 orë-VENDIMI I PLOTE)

'Fati i Lojërave'/ Gjykata burg pa afat bosit të basteve dhe vëllait të shefes së KPA-së së Vettingut (Seanca 14 orë-VENDIMI I PLOTE)

Gramoz Murataj dhe disa prej të arrestuarëve

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit 'Fati i Lojërave' që dolën sot për masën e sigurisë, ndërsa 27 janë lënë në arrest shtëpie dhe 5 në detyrim paraqitje. Seanca maratonë nisi në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi pas 14 orësh në 23:00. Mes 55 personave që janë lënë në burg janë edhe Gramoz Muratajn i njohur si bosi i basteve dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt. 30 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit  "Fati i Lojërave" dolën dje para Gjykatës ku togat e zeza lanë të lirë, nën masën 'detyrim paraqitje' 9 persona, 16 janë lënë në burg, 5 të tjerë në 'arrest shtëpie' dhe 3 janë në kërkim. 

Arrest shtëpie
Ervin Frashëri
Pëllumb Masha
Përparim Elezi
Ledjon Aliu
Mentor Ahmetaj
Bashkim Doku
Olger Jakupi
Leonard Çakmashi
Ilir Tafaj
Andi Caca
Sandër Ndokaj
Elis Abdurramanaj
Shpëtim Ndreu
Marlen Aga
Gjergj Kamshi
Elvis Sina
Rizvald Basha
Martin Mersini
Zamir Kalemi
Martin Kulla
Denis Husaj
Ajdin Dragoshi
Ilirjan Deda
Ralv Dallto
Edmir Guzia
Blerim Leka

Ylli Vogli

Roland Vasha

Detyrim paraqitje
Fatjon Qerimi
Leonard Koçi
Shkëlqim Aruci
Arjana Bajraktari
Gilmar Coku

Arrest me burg
Gramoz Murataj arrest me burg
Fjorald Bega arrest me burg
Ermir Dimashi arrest me burg
Ervin Hakani arrest me burg
Barjon Xhani arrest me burg
Dritan Forssen arrest me burg
Ervis Kalemaj arrest me burg
Sotion Buneci arrest me burg
Elvis Mulaj arrest me burg
Renato Seitllari arrest me burg
Avdi Nasufi arrest me burg
Nuri Elqeni arrest me burg
Genci Lena arrest me burg
Ardit Alldervishi arrest me burg
Taulant Abdija arrest me burg
Flamur Masha arrest me burg
Edgar Binjaku arrest me burg
Julian Lami arrest me burg
Ersol Behari arrest me burg
Orjan Bodlli arrest me burg
Zbukurim Zeqiraj arrest me burg
Denis Pura arrest me burg
Erjon Pjetri arrest me burg
Paolo Beqiraj arrest me burg
Gazment Kullojka arrest me burg
Artur Shiqerukaj arrest me burg
Renato Klaiqi arrest me burg
Roland Murataj arrest në burg
Benard Bizhga arrest me burg
Bledi Çarçia arrest me burg
Rovena Dedej arrest me burg
Auklent Çeka arrest me burg
Sadik Bica arrest me burg
Ilir Zirkaj arrest me burg
Pjerin Peshqefa arrest me burg
Ralv Dallto arrest me burg
Rinaldo Dragoti arrest me burg
Oresti Qelimeni arrest me burg
Elton Buci arrest me burg
Emrah Rizvani arrest me burg
Elton Çopa arrest me burg
Santiljano Tafaj arrest me burg
Ened Lami arrest me burg
Gentjan Gjini arrest me burg
Erjon Kamberi arrest me burg
Kristjan Marku arrest me burg
Eljon Blana arrest me burg
Albert Sara arrest me burg
Arjan Balliu arrest me burg
Enea Gjoni arrest me burg
Eduard Gjondedaj arrest me burg
Klaudi Xhufi arrest me burg

Enea Dilo arrest me burg

Erjon Kamberi arrest me burg

Vendimi i Gjykatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
'Fati i Lojërave'/ Gjykata burg pa afat bosit të basteve dhe vëllait të shefes së KPA-së së Vettingut

1582582426_murataj.jpeg
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Gramoz Muratajn, Elvis Mulajn dhe Avni Nasufi. Gramoz Murataj, i arrestuar pak ditë më parë është njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “ecco bet” në Shqipëri, kompani të cilin ai e ka menaxhuar më vëllanë e tij Besnik Murataj. Emri i Murataj, është publikuar për herë të parë në median shqiptare, pikërisht në “Shqiptarja.com”, atëherë kur ky personazh kishte probleme në gjykatën e Vlorës, pasi ishte arrestuar nga policia e këtij qyteti me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku ishte dënuar në 2004 nga gjykata e Lecces, me 4 vite e 6 muaj burgim për trafik droge. Bazuar në mandat-arrestin italian, Murataj u arrestua nga policia në vendlindjen e tij Vlorë në prill 2013. Si gjykata e shkallës së parë edhe ajo e Apelit në Vlorë e miratuan kërkesën për ekstradim drejt Italisë, por menjëherë pas këtij vendimi, Murataj u arratis nga banesa ku ishte caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Kërkesa për ekstradim e tij në Itali në fund u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në janar 2014, e cila vendosi të prishë të dy vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit Vlorë, ku ka refuzuar kërkesën e autoriteteve italiane për dorëzimin e këtij shtetasi në Itali. Që prej kësaj periudhe Gramoz Murataj, ka vijuar të qëndrojë i lirë duke kryer aktivitet në fushën e basteve sportive. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, shefes së Këshillit të Posaçëm të Apelimit për vettingun.

Ora 13:40
Katër agjentë të infiltruar e përgjimet çmontuan grupin e basteve dhe çuan në arrest Muratajn e Mulajn

Katër agjentë policie të infiltruar si bastexhinj, kanë kryer veprime aktive të autorizuara nga prokuroria e Tiranës, me qëllim vendosjen e basteve sportive, në pikat e paligjshme që kontrolloheshin nga Gramoz Murataj, biznesmeni i kompanisë “EccoBet”, Ervis Mulaj, vëllai i kryetares së KPA Natasha Mulaj, dhe persona të tjerë. Agjentët nëpërmjet infiltrimit të tyre kanë arritur të zbërthejnë të gjithë skemën si vepronin këta persona, ku falë veprimeve të tyre dhe përgjimeve të realizuara me vendim të gjykatës së Tiranës, është arritur të konkretizohet një operacion me 115 persona të arrestuar.

Nga përgjimi i bisedave telefonike por edhe nga futja në këto lojra të 4 agjentëve të infiltruar, është arritur të çmontohet e gjithë skema e lojërave të fatit në disa qytete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/02/2020 10:34

    Ça janë kta emra keshtu? Islamë, Beqirë, Xhevdetë, Zenelë, Kasëmë, Hyqmetë, Baftjarë, Dervishë, Alinj, Ahmetë, Nevruzë, Hysenë, Sulejmanë, Muhamerë, Zeqirë, Kudretë, Idajetë, Al Qurrashë etj.

    Përgjigju
    • Hahaha: 25/02/2020 08:30

      Agjente sekrete te Erdoan mustaqemiut

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Futbollisti humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë

Futbollisti humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë