Fatmir Xhafaj fiton betejën me COVID, tregon 'ilaçin' më të mirë! Në fund një apel për të gjithë

Fatmir Xhafaj

Prej disa javësh, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i izoluar për shkak të infektimit me COVID.  Vetë Xhafaj, në një postim në rrjetet sociale ka treguar eksperiencën se si e fitoi betejën me Covid-19.

Ai ka rrëfyer se 'ilaçi' më i mirë në këto ditë të vështira ka qenë mbesa e tij Lori, ku shton se “betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi, por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror”.

"Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit.

Ato orë dritash e ngjyrash bëheshin akoma e më të shndritshme mes buzëqeshjeve të Lorës të cilat janë ilaçi më i mirë i ditëve të vështira. Padyshim, betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror.

Njerëzit kanë nevojë për distancë sociale, maskë, mjekime e fatkeqësisht jo rrallë edhe për oksigjen, por mbi të gjitha kanë nevojë jetike për paqe, qetësi dhe veçanërisht për solidaritet njerëzor nga secili prej nesh. Më shumë se asnjëherë tjetër", shkruan Xhafaj.

Ai ka dhe një apel për të gjithë në këto kohë të vështira që jetojmë.

"Gjithë bota po jeton ditë të vështira me shëndetin, e ne akoma edhe më të rënda për shkak të klimës politike, mllefit të skajshëm dhe urrejtjes që derdhet çdo ditë ekranesh. Lufta për pushtetin s’mund të shkelë mbi anën njerëzore në emër të shëndetit.

Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.

Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët", përfundon ish-ministri Fatmir Xhafaj.  

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Cilët janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore?

Komento

Komente

  • Sss: 25/11/2020 21:43

    Ik mor e vjelle!

    Përgjigju
  • Studenti: 25/11/2020 21:33

    Po mire mo rrace uqrish edhe ne keto momente do shani dhe e doni te vdekur!!!!rrace m,,,,I ini

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/11/2020 13:26

    Po nga keto dengela do na tregoni ?..

    Përgjigju
  • mira: 24/11/2020 23:59

    Keni komoditetin per ti kaliar me sukses te gjitha

    Përgjigju
  • Leo Ranxha: 24/11/2020 20:34

    Sipas kesaj qe po shikojme ne rang boteror , do hyje ne karantine jo vetem Shqiperia , por e gjithe bota , perndryshe do na shohin syte lemerima , shume me keq se n Bergam te Italise !!!

    Përgjigju
  • Fagu: 24/11/2020 19:36

    Moster korrupsioni. Mos dil me.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/11/2020 18:18

    Shpetoi zagari ...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zbulohet kush është kamikazi i BMW që 'fluturoi' me 150 km/orë te TVSH dhe desh i mori jetën 2 kalimtarëve