700 euro për një natë/ Gjonaj: Ishte për të gjithë delegacionin! PD: Nuk mund të flini në një dhomë

700 euro për një natë/ Gjonaj: Ishte për të gjithë delegacionin! PD: Nuk mund të flini në një dhomë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila përgënjeshtroi një lajm që qarkullon në disa media sipas të cilit ajo shpenzon 700 euro në natë për të qëndruar në një dhomë hoteli në udhëtimet jashtë vendit. Gjonaj tha se kjo faturë është prerë për të gjithë delegacionin dhe se kanë qenë dy net qëndrimi në një hotel.

Përmes ish-deputetes Albana Vokshi, PD deklaron se dhoma e luksit që ka shkaktuar 700 euro është në emrin e ministres Gjonaj dhe është dhomë teke, dhe i gjithë delegacioni nuk mund të akomodohet në këtë dhomë.

"Biletat nxjerrin genjeshtare Etilda Gjonajn. Ministrja ka paguar 700 euro per 1 nate, per 1 person, per 1 dhome.

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

2. Është dhomë teke.

3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz", deklaron Vokshi.

Dokumentet e publikuara nga PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gramoz: 28/08/2019 22:25

    Etildes i jepen 700 euro nata,,,albana vokshit 7 dollare ne nate ia jap jo me shume...

    Përgjigju
  • Populli: 26/08/2019 16:52

    Shikoni miliardat e Ilir Metes & Monika Kryemadhit me 3 femije ne Londer,shikoni miliardat e Lul Bashes me familjen ne Hollande,shikoni miliardat e Sali Kriminelit me djalin e nusen ne hotelet me lloksoze, e mos u merni kot me 700 euro se eshte turp i madh per ju harbutet e PD-LSI

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/08/2019 12:34

    Hidhuni perpjete po deshet. Zgjedhje nuk ka per te pasur ne tetor.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 25/08/2019 21:42

    URGJENTISHT DUHET TE JAPE DORHEQJE ME NJE POPULL FUKARA TE PAGUASH 700 euro ESHTE KRIM PERPARA FUKARENJEVE DHE PENCIONISTEVE

    Përgjigju
  • Dory: 25/08/2019 21:40

    Po Basha Ku i gjen fondet qe shkon e rri ne hollande?

    Përgjigju
    • Populli: 25/08/2019 22:44

      O dori me y po Basha nuk merr fonde nga shteti more. Ministrija paguhet nga taksat e qytetarve jo Basha. Kerkoi llogari ujkut qe po te ha more lere Bashen

  • Dea: 25/08/2019 20:13

    Ministri nuk e ka udhetim personal qe shkon vetem kshuqe para se te dalin faturat te pyesin njehere sa veta kane qene ne delegacion e sa eshte qendruar se eshte shume lehte te behet llogaria per nje person. Po Albana di te beje vetem llogari te tenderave te dashnoreve prandaj kaq di e kaq thote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë