Operacioni i SPAK/ Lejuan kultivimin e 4000 rrënjë kanabis dhe dekonspironin aksionet, 'detyrim paraqitje' për 4 policë, në kërkim nënkomisari i Pukës! Pranga 9 trafikantëve, mes tyre kokat e grupit

PUKË-Pas një hetimi 1 vjeçar SPAK ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit në zonat malore të Pukës e Mirditës duke vënë në pranga 9 persona dhe 4 të tjerë në kërkim, mes tyre dhe nënkomisari i policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, ndërsa 4 efektivë të tjerë në masën detyrim paraqitje. Trafikantët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa kanë pasur edhe mbështetje e policisë për kryerjen pa problem të aktivitete të tyre kriminal. Policët dekonspironin operacionet ku informonin trafikantët për kontrollet që do ushtroheshin në zonë.

20 masa sigurie janë dhënë nga SPAK në lidhje me këtë operacion për goditjen e kultivimit të kanabis, ku 13 janë për "arrest me burg", mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, 3 janë "arrest shtëpie" dhe 4 "detyrim paraqitje".

Por SPAK ka mundur të realizojë vetëm 9 arrestime, Leon Ndreca dhe Gjin Kola kokat e grupit të kultivimit të kanabisit,  M.RR.; Z.L.; I.P.; L.K.; T.L.; A.K. dhe Y.V.. dhe ka vendosur detyrim paraqitje për 4 efektivët e Pukës, Zamir Mehajn, Alfred Ndojin, Fatmir Alijan e Petrit Florinin, të akuzuar për shpërdorim detyre konkretisht.

1. Inspektor Zamir Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

2. Inspektor Alfred Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

3. Inspektor Fatmir Alija, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

4. Inspektor Petrit Florini,49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe personat T.SH.; G.M.; G.T. Gjithashtu janë lënë në “arrest në shtëpi”, personat S.L. dhe E.L.

Sipas SPAK 5 efektivët e policisë kanë favorizuar të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit. Gjatë hetimeve në 4 raste janë sekuestruar 4000 rrënjë kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis.Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në fund të operacionit u sekuestruan 3 qese me fara canabisi, një sasi eurosh dhe një makinë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loli: 23/10/2021 15:00

    Kuk ka shanc qe gjdo parcele e mbjellur me kanabis ne gjdo vend te shqiperise qe mos te kete polic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës