PD e Kukësit zgjedh 'deputetët'! Bardhi: Kandidatët tanë i zgjedhin qytetarët, të PS kriminelët

KUKËS- Një ditë votimi në Kukës, por vetëm për kandidatët të cilët demokratët e këtij qarku duan t'i reshtojnë përballë socialistëve ne zgjedhje.

Partia Demokratike ka hyrë këtë të premte zyrtarisht në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve. Prej orës 10 demokratët e Kukësit votuan për 17 kandidatët e ndarë sipas 3 degëve, të Kukësit, Tropojës dhe Hasit.

Nga afër këtë proces e ndoqi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ndërsa vlerëson përzgjedhjen e kandidatëve të selisë blu nga anëtarësia, shprehet se kundërshtarët socialistë e kanë lënë në dorë të krimit përzgjedhjen e emrave me të cilët do të jenë përballë në zgjedhje.

"Sot Partia Demokratike nis fushatën elektorale me një hap të madh për fitoren e thellë të Partisë Demokratike, me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilën ne do t’i prezantohemi qytetarëve.Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij", tha ndër të tjera Bardhi.

Të shtunën do të jetë anëtarësia e PD në Dibër ajo që do të përzgjedhë kandidatët për deputetë. Ndërsa në Kukës vihej re largimi i Flamur Nokës për t’iu bashkuar listës së Tiranës, lista e Dibrës nuk ka surpriza. Në të përfshihen ish kryebashkiakë, ish deputetë të Partisë Demokratike të dalë nga zgjedhjet e kaluara, por edhe njerëz aktivë të strukturave të demokratëve në këtë qark. Report Tv zbardhi edhe listën e plotë me emrat për të cilët demokratët e Dibrës do të votojnë për listën finale të kandidatëve për deputëtë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 25/09/2020 17:38

    Rrnofte Flamur Nuk ki kryeministri i Shqipnise ka me kandidu ne Tirane e ka me fitue

    Përgjigju
    • robi: 25/09/2020 18:32

      Kryevagabondi i pd leshelis me molotov ne dore Flamur Herman Geringu duke djegur deren e kryeministrise gjate pordhestes se opozites rrugore dhe duke hyre me force ne Drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e naziskineve te mamurrasit qe i komandon do mare pergjigjen spektakolare nga populli i Tiranes ne 25 prill 2021 duke e nxjerre nje here mire kete horr nga parlamenti.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo