Fedez flet për herë të parë pas ndarjes nga Chiara Ferragni: Kaluam kohë të vështira, gjithmonë do jetë gruaja më e rëndësishme në jetën time

Fedez flet për herë të parë pas ndarjes nga Chiara Ferragni: Kaluam kohë të vështira, gjithmonë do jetë gruaja më e rëndësishme në jetën time

Chiara Ferragni dhe Fedez

Në një intervistë të dhënë në emisonin “Belve 2” Fedez ka folur për ndarjen e tij nga Chiara Ferragni.

“Unë dhe Kiara kaluam shumë kohë të vështira, një prej tyre ishte sëmundja ime. Ishin tre vite shumë të komplikuara dhe fatkeqësisht nuk duruam”, tha ai.

Edhe pse ishte i gatshëm të fliste për blogeren e njohur, ai nuk deshi të tregonte se çfarë i bëri ata që të shkonin drejt divorcit. Megjithatë, prezantuesja e pyeti nëse beteja ligjore e Ferragnit ndikonte në martesën e tyre, Fedez u përgjigj: “ Po, po, po, po ”, por sqaroi: “ Nuk është kjo arsyeja pse u ndamë ”

Ndërsa pyetjes nëse dicorci kishte lidhje me ndonjë tradhëti reperi u shpreh se:

“Është qesharake, derisa u martova më thoshin se jam gay, por tani që jam divorcuar më pëlqejnë femrat? Unë jam i habitur se sa lehtë njerëzit flasin për të. Kaq e thjeshtë, nga askund”.

Gjatë gjithë intervistës Fedez nuk ndaloi së cilësuari 36 vjeçaren si “gruaja e tij” . Por arsyeja nuk është gjë  tjetër veçse fakti se “ligjërisht është ende kështu”.  

“Të gjithë menduan se do të vija këtu për të kritikuar gruan time. Nuk është kështu, ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe do të jetë gjithmonë gruaja më e rëndësishme në jetën time sido që të ndodhë”, tha ai dhe në fund theksoi se:  “Çfarëdo që të ndodhë, do të doja t’i thoja që të mos shqetësohet. Ajo do të jetë gjithmonë nëna e fëmijëve të mi dhe gruaja më e rëndësishme në jetën time”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë