Meta: Sfidë kampet në Siri, Alvini u shpëtua por ka të tjerë fëmijë e gra! SHBA: Politika të dialogojë (VIDEO)

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka theksuar ditën e sotme se në kampet siriane, ka shumë gra dhe fëmijë shqiptarë por edhe nga rajoni. Meta duke përmendur rastin e vogëlushit Alvin Berisha i cili u shpëtua nga kampi Al Hol, ka thënë se duhen ngritur urgjentisht qendra të rehabilitimit për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që persona të tillë të integrohen në shoqëri dhe të rehabilitohen nga traumat e përjetuara.

"Kohët e fundit i gjithë opinioni publik u trondit rëndë nga rasti i Alvin Berisha, vogëlushit shqiptar i cili mbeti i mbyllur në kampin Al-Haël të Sirisë. Falë gazetarisë profesioniste të huaj dhe vendase ky rast u vu në vëmendjen e opinionit publik. Por, ka edhe kampe të tjera në të cilat ndodhen me dhjetëra gra dhe fëmijë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të rajonit tonë. Duhen ngritur urgjentisht qendra të rehabilitimit për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që persona të tillë të integrohen në shoqëri dhe të rehabilitohen nga traumat e përjetuara. Viktimat e këtij fenomeni duhen të identifikohen, duhet të mbrohen e përkrahen dhe të ndihmohen në mënyrë që të bëhen pjesë e jetës normale, pranë familjes së tyre, dhe të integrohen në shoqëritë tona në mënyrë dinjitoze." tha Meta.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri gjatë konferencës ndërkombëtare që Presidenca shqiptare në koordinim me Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka organizuar në Tiranë me temën 'Feja si instrument për Paqen'. Në këtë konferencë të pranishëm janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kardinali Troshani, përfaqësues të tjerë të besimeve fetare në Shqipëri si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Duke folur në këtë konferencë Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Broënback, u bëri sot thirrje politikanëve të rajonit të Ballkanit që të ndërtojnë një marrëdhënie të fortë diskutimesh me drejtuesit fetarë për të mposhtur mosbesimin, dëshpërimin dhe dekurajimin në shoqëritë e tyre.

Ndër të tjera Meta në fjalën e tij hapëse presidenti Meta ka folur rreth paqes duke thënë se feja duhet të jetë një instrument që i bashkon njerëzit.

"Gjuha shqipe ka një fjalë të artë. 'Besa', nga besim. Besa i shtyu shqiptarët t'i tregojnë botës kurajo dhe besim në momentet e Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri kishte numër Hebrej  të shumta më të shumtë se para fillimit të kësaj lufte. Janë një shembull dhe frymëzim në mbarë botës. Historia është e mbushur plotë me histori të errëta. Pajtimi i plotë ka ende rrugë për të bërë. Kemi ende rrugë për të bërë." tha Meta.

'Feja duhet të jetë një moment për paqen. Lutemi që rinia ta ndërtojë këtu të ardhmen dhe të larguarit të kthehen këtu." shtoi ai më pas.

Kreu i Shtetit ka folur me pas për rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian duke falenderuar udhëheqësit e komuniteteve fetare në vend të cilët kanë mbështetur njëzëri integrimin.

"Shqipëri është angazhuar për në BE. Dua të falenderoj të gjithë udhëheqësit e fetar që kanë qenë bashkë për integrimin. Kjo është aspirata e vetme që na bashkon dhe na garanton në BE." tha Meta.

"Shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur vlerësimin tim të thellë, për të gjithë udhëheqësit fetar në vendin tonë, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh dhe të rëndësishëm për harmoninë fetare në Shqipëri. Të cilët kanë edukuar dhe udhëzuar komunitetet dhe ndjekësit e tyre, në çdo kohë, për rëndësinë e paqes, jetës, dinjitetit, respektit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha për vendin tonë. Të bashkuar ata kanë mbajtur qëndrime të njëjta pro paqes dhe të mirës së vendit, për tejkalimin e krizave, duke u treguar gjithmonë koherent dhe të unifikuar në mesazhet e  tyre. Puna juaj na bën krenarë dhe udhëheqja juaj shpirtërore e mban vendin tonë të bashkuar sidomos në momente të vështira. Ndërkohë do të doja t’ju ftoja të vazhdoni me atë pasion që ju e bëni çdo ditë të promovoni vlerën dhe rëndësinë e familjes. Sepse familja është një institucion i shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë çdo ditë." shtoi më pas Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Ruçi: Duhet të jemi më tolerant, politikanët besojnë tek partia jo tek ndjenjat (VIDEO)

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci teksa ka folur në Konferencën 'Feja si instrument për paqen' ka bërë edhe një krahasim mes besimtarëve dhe politikës. Sipas tij vija ku ndahen politika dhe besimi është e politikanët besojnë më shumë tek partia sesa tek ndjenjat ndërsa besimtarët besojnë më shumë tek dashuria në zot sesa tek anëtarësimi në një bashkësi fetare.

"Ne fjalën time, do të ndajë disa mendime se përse harmoninë fetare si një nga krenaritë tona nuk kemi mundur ta shtrijmë në marrëdhëniet politike. Përse ne politikanët jemi më pak tolerant. Ose jo tolerant. Hipoteza ime lidhet se si janë ndërtuar institucionet fetare dhe ato politike. Këtu është një rrënjë problemi. Besimtarët tanë janë besimtarë të fesë sesa anëtar të institucioneve, idetë ndjenjat mbizotërojnë mbi anëtarësinë e tyre në institucion. Kjo ka bërë që të gjejnë pika të përbashkëta. Nga an tjetër në politikë, kemi simpati e anëtarësi që mbizotërojnë mbi ndjenjat. Besimtarët besojnë në zot, politikanët besojnë më shumë tek partitë. Institucionet fetare kanë bërë thirrje për tolerancë. Besimi dhe vlerat fetare janë zhvilluar në lidhje të ngushtë. Kam bindjen se vendimi i Këshillit Evropian është i gabuar. Por qëndrimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, do të marrë në të ardhmen ngjyrime fetare. Ballkani Perëndimor është për integrimin Evropain." tha Ruçi.

Ora 11:00
'Injoranca na ka çuar në pakuptimësi!' Krahu i djathtë i Vuçiç: Një nga shenjtët e Serbisë ishte një fisnike shqiptare! (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Nikola Selakoviç, teksa mori fjalën në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen” ka bërë një deklaratë goditëse, për sa i përket marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai ka deklaruar se është pikërisht injoranca dhe padituria që na çon në veprime të pakuptimta. Selakoviç duke folur për fenë është shprehur se shenjtorja e Serbisë 'Anxhelina Serbe' ishte shqiptare.

“Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Niveli i injorancës është dëshmitar i asaj që kemi sot. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shejtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë ishte një fisnike shqiptare. Ajo është e varrosur 50 kilometra në manastirin e Kushedolit në Beograd Ashtu edhe shumica e shqiptarëve, nuk e dinë që shejti i varrosur në Elbasan ishte serb, Gjon Vladimir ishte shenjti i parë ndërmjet serbëve. Përveç faktit që ne kemi jetuar pranë njëri-tjetrin për shekuj është se nuk e njohin njërin-tjetrin mjaftueshëm. Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”, tha Selakoviç.

Ora 10:43
‘Feja si instrument për paqen’/ Talat Xhaferri: Shqipëria vend unik për bashkëjetesën fetare (VIDEO)

 Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, duke folur në konferencën ‘Feja si instrument për paqen’ që organizohet në Shqipëri në bashkëpunim me DASH është shprehur se Shqipëria është vendi unik dhe që duhet marrë shembull për bashkëjetesën fetare.

Sipas tij, nëse feja përdoret siç është shkruar, mund të prodhojë vetëm të mira, por nëse përdoret për të përçarë, atëherë duhet parandaluar.

“Praktikimi i një feje kurrë nuk guxon të jetë në dëm të një feje tjetër. Edhe liria e fesë iu nënshtrohet rregullave të përgjithshme. Fakti që jemi tubuar në Shqipëri, dërgon një mesazh të fuqishëm, se ky vend është unik dhe shembull për bashkëjetesën e religjioneve të ndryshme. Duhet marrë model. Religjioni, nëse përdoret ashtu siç është shkruar pa përdorur fjalor urrejtjeje, mund të prodhojë vetëm të mira. Por, nëse përdoret për të përçarë, duhet të parandalohet”, tha Xhaferri.

Ora 10:03
Ambasadori amerikan për Liritë Fetare, Brownback: Shpresoj të ketë dialog në politikën shqiptare (VIDEO)

Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” ka theksuar se politika në Shqipëri duhet të gjejë rrugën e dialogut. Sipas tij politika është larg nga feja megjithatë nëse do të bashkëpunonin me njëra tjetrën palët politike në vend do të ishin shembull.

" Jam i kënaqur kur shikoj rreshtin e parë me myslimane, katolik e përfaqësues të tjerë të fesë. Nuk do të kishte ndonjë moment më të bukur se sot. Të gjithë jemi mbledhur sot se si feja mund të ndihmojë një pluralizëm. Jam i nderuar sot. Feja është përdorur si instrument konflikti. Në duhet të kuptojmë thelbin e fesë dashuria, dashuria për Zoti. Më pak dhunë, Shqipëria është shembull perfekt për lirinë fetare. Sot jam ambasador për lirinë fetare. Dua t'ju sugjeroj diçka. Dua të ftojë të pranishmit të bashkohen dhe të bëjnë dialog. Kjo është mënyrë për të kombinuar zërat. Duam të jetojmë dhe të mbrohemi në paqe. Është një e drejtë themelore. 20 përfaqësues fetar janë këtu. Ne bëjmë mbledhje për të përballur me të gjithë shqetësimet e komuniteteve fetare. Duhen gjetur mënyra për tu qasur. Ballkani ka nevojë që të gjithë të bashkohen. Shpirti, falja dhe pajtimi, ju do të jeni një shembull absolut për botën. Shpresoj të jetë dialog edhe mes politikës. Politika është larg fesë por duhet. Armiku është mosbesimi. Ne mund ta heqim qafe mosbesimin. Të heqin dorë nga gabimet. Dialogu kuptimplotë, mund të ndodhë, duhet të ndodhë. Të kthehen nga parajsa të shërojnë shpirtin e tyre. Armiku është dëshpërimi. Duhet t'i heqim qafe. Përfaqësuesit politikë dhe të fesë duhet ta përçojnë këtë. Dialogu mund të ndodh, kërkon përpjekje kërkon lutje. Ju do të jeni një model për botën. Do të jeni një model për të marrë shembull." tha ai. 

Ora 09:59
Hashim Thaçi: Në Kosovë jemi përballur me radikalizmin, por kemi reaguar (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi teksa ka folur në konferencën Ndërkombëtare “Feja si instrument për paqen”, e organizuar nga presidenti Meta në bashkëpunimin e DASH është shprehur se kombi shqiptar është shembull i harmonisë fetare.

“Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull të mirë. Shumësia në raport me zotin ka bashkëjetuar në tolerancë dhe bashkëpunim. Në gjatë luftës nuk kemi lejuar të implikohet feja. Kemi vazhduar traditën e Kosovës kur asnjëherë nuk kemi pasur konflikt ndërfetar. Udhëheqësit fetarë në Kosovë kanë krijuar ura bashkëpunimi. Kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës. Edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Por kemi reaguar menjëherë. Sot Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e luftës kundër terrorizimit. Po punojmë me kthimin e grave dhe fëmijëve. Jemi duke punuar me kujdes”, deklaroi Thaçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës