Fëmija juaj është tekanjoz në ngrënie? Ja metodat e bindjes që duhet të ndiqni sipas ekspertes

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ trajneria e ushqimeve të fëmijëve Gerta Veliu solli disa këshilla shumë të vlefshmë që do t’ju ndihmojnë nëse fëmija juaj është nazeli dhe nuk preferon shumë ushqime.

Sipas ekspertës prindi fillimisht duhet të kuptojë nëse vërtet fëmija I tij është nazeli përmes disa shenjave që duke lehtësisht dhe faktorët që ndikojnë që një fëmijë të mos preferojë ushqime të caktuara:

“Një fëmijë që është i tillë së pari refuzon cdo lloj kategorie ushqimi. Ka një sjellje agresive ndaj cdo lloj teksture të re ushqimi dhe këto jo pa shkak sepse janë shumë faktorë që kanë ndikuar sepse ushqyerja kalon në disa faza. Mund të jetë kultura familjare e para që ndikon, mund të jetë gjendja shëndetësore e vet fëmijës që ka parehati në trupin e tij , mosmbajtja e një rutine që I fut në disiplinë dhe në komforzon, pasiguria I con drejt kësja gjëjë. një arsye tjetër është mungesa e ekspozimit të ushqimit, i japim vetëm ushqimet që dëshirojnë” u shpreh ajo.

Gjithmonë ka një moshë të caktuar kur fillon shfaqja e simptomave që ndikon në ushqyerjen e fëmijeve por nëse ndiqni disa metoda të caktuara mund ta shamngni atë sipas ekspertes Gerta Veliu.

“Shenjat e para shfaqen që në moshën 12 muajsh kur fillon totalisht ajo ndarja nga ushqimi I bebeve në ushqimin si familja. Pastja faza më e vështirë është nga 18 muaj deri në 2 vjeç që është tamam faza e një fëmije nazeli. Dhe më pas fillon faza 3 deri në 4 vjec Një nga elementët kryesore është presioni I ushtruar duke mos repsektuar oreksin e fëmijës bën që bëhet një arenë lufte misidis nënës dhe fëmijës në vakt.  Efekti presionit ka gjihtmnë efekt negativ. Larmishërmia e ushqimeve, nëse nuk I ofrojmë larmishëri në tavolin tonë nuk ka se si fëmija të krijiojë vizualitet për atë ushqim të caktuar. Një tjetër fakt është mungesa e ndjesive sensoriale nëqoftëse fëmijët ushqehen me pure deri në një moshë të caktuar kjo I bën të kenë një mungesë të aftësive sensiorale”theksoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja