Fëmija shqiptar në kampin e ISIS, Rama: Fola me të atin, ja plani që kemi për nxjerrjen e tyre

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me rastin e fëmijës shqiptar në kampin e ISIS, histori që u bë publike në mediat italiane mbrëmjen e djeshme. Rama u shpreh se ka komunikuar me të atin e djalit 11-vjeçar se është e vështirë nxjerrja, por ka një plan me partnerët për t'i larguar nga ato kampe. Kreu i qeverisë theksoi se është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri.

"Pas 48 orësh pa gjumë jemi këtu për të ndarë opinionin tonë, por përpara se të hyjmë në temën e KiE-së dëshiroj që të ndaj me të gjithë një shpjegim, një shqetësim për kampin në Siri, për fat të keq ai emision drithërues sipas gjithë përshtypjeve të marra, unë nuk e kam ndjekur ka lënë të kuptohet se cështja e djalit të mitur është thjeshtë vullneti të ambasadës tonë në Turqi apo ambasadorit, por është e pavërtetë.

E vërteta është që prej disa kohësh, unë kam nxjerrë një urdhër, i klasifikuar që nuk mund ta ndajmë me publikun lidhur me personat, familjet individët që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të ISIS.

Shqetësimi unë ka qenë i lidhur me nevojën për aksesuar këto kampe, ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë, pasi aksesi është i komplikuar dhe kërkon një koordinim me partnerët.

Kemi rakorduar me partnerët tanë kryesorë. Kam komunikuar edhe me babain e djalit edhe i kam sqaruar se është një cështje që nuk varet nga ne, e strukturave tona diplomatike, pasi nuk bëhet fjalë për kampe refugjatësh të zakonshme. Natyrisht që gazetarët mund të hyjnë në këto kampe. 

Situata tani atje është e komplikuar. Operacioni është i komplikuar dhe asnjë vend nuk ka bërë tërheqjet, madje as Italia ku u publikua rasti. Fokusi ynë ka qenë te gratë dhe të miturit dhe në bashkëpunim me partnerët kemi arritur që të grumbullojmë, jo pak informacion, kemi arritur të organizojmë kontakte dhe ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet dhe është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri. Por është një zonë ku ka autoritete" tha Rama. 

Rasti u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS. Në kampin AL HOL  janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. Gazetari shpjegon se reportazhi në këtë kamp nuk ishte një rastësi, por një mision i vërtetë, për të gjetur një fëmijë shqiptar me emrin Alvin. Një fëmijë, i cili ka lindur në Itali 11 vite më parë (lexoni ketu historinë e plotë).


Lajmi kryesor:

Negociatat/ Rama: Maqedonia e Veriut ndërroi emrin, ne bëmë gjithçka kërkuan! Azilkërkuesit? Janë bishta! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë