Pas denoncimit në Report Tv/ Grupi Rom në Durrës transferohet në Kosovë për strehim

DURRES-Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin bregdetar që denoncon në Report Tv se ishin lënë në çadra të përmbytura nga shiu pas tërmetit, janë transferuar për në Kosovë ku do të strehohen deri në një vendim të dytë në lidhje me banesat e tyre nëse janë të banueshme.

Denoncimi në Report Tv
Mbrëmjen e sotme ata denoncuan se nuk janë strehuar në hotelet ku janë akomoduar qytetarët e tjerë që janë prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin duke i lënë pa banesa dhe se ishin ende në qiell të hapur pasi kanë frike të strehohet në hotele në Durres.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte në perimetrin e stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës ku solli zërin me shqetësimet e tyre. Me fëmijët e vegjël në shi, çadra dhe në makina, teksa njëri prej me këmbën në allçi, ata  u shprehën se askush nuk i kishte marrë për t'i dërguar në hotele larg nga Durrësi. "Ka rënë tërmet prandaj rri jashtë, shtëpia është prishur" tha njëri prej fëmijëve.

Prononcimet e banorëve për Report Tv
Banori 1, Zamir Sadushi: Nuk na rrihet brenda, banesa ka pësuar dëmtime të mëdha. Po rrimë jashtë në fushë, nuk na ka thënë asnjë as me të ngrënë dhe as me të pirë, prandaj po rrimë këtu.

Banori 2; Jemi jashtë se na ka kapur e keqja

Banori 3; Ne ngelëm këtu në shi

Banori 4; Nuk na kanë futur në asnjë vend, çadrat janë mbushur me ujë. Çadrat te stadiumi i hoqën, asnjë nuk ka ardhur me na thënë hajde futu te shkollat

Banori 5; Jemi pa shtëpi nga tërmeti. Asnjë nuk na ka marrë. Morëm në telefon, por asgjë...

Banori 5; Jam 90 vjeç, vallai nga viti '60 ka rënë më i rrezikshëm se ky tërmeti. Ishim në punë...

Banori 6; Jemi shtatë vetë në makina nuk na kanë marrë, u bëjmë thirrje të na strehojnë se jam me një fëmijë të vogël

Por sipas institucioneve qeveritare që reaguan pas denoncimit në Report Tv situata ishte ndryshe: Disa qytetarë të goditur nga tërmeti, dhe jo vetëm përfaqësues të komunitetit rom, kanë refuzuar me kembëngulje të strehohen në hotelet rreth Durrësit, pasi kanë frikë nga lëkundjet e ripërsëritura. Ata duan të strehohen në hotele larg nga zona e tërmetit, ndryshe preferojnë të qëndrojnë nëpër çadra që disa ojf i kanë ngritur. Kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për të qëndruar nëpër çadra por njëkohësisht nuk është gjendur ende disponibilitet për të strehuar banorët e mbetur. Numri më i lartë i hoteleve të disponueshme janë pikërisht në zonën e Durrësit, që janë bosh. 

E magjithatë pas raportimit të problemit nga gazetari Arsen Rusta në ReportTV, një grup familjarësh me fëmijë është marrë për t'u dërguar në Kosovë dhe një tjetër autobus do të vijë të marrë pjesën tjetër për ta transferuar gjithashtu në Kosovë, larg burimit të lëkundjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:15
Mbi kokat e tyre viktimat e tërmetit, romët presin autobusin për në Kosovë

Me rreth te kuq njoftimi per vdekjen e kater anetareve te familje Reci

E ndërsa një pjesë u nisën rreth orës 23:30, pjesa tjetër e banorëve të Durrësit, pjesë e komunitetit rom dhe egjiptian presin autobusin e radhës sërish me këtë destinacion. Report Tv sjell një foto ku një e moshuar është ulur poshtë vendit ku vendosen njoftimet e vdekjeve. Mbi kokën e të moshuarës dhe familjarit të saj që është pranë është njoftimi për shuarjen e një familje, pasi katër anëtarët e saj, kryefamiljari Eduart Reçi, ndërroi jetë së bashku me gruan, Dolora dhe dy fëmijët, Kristi dhe Klaus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardania: 29/11/2019 03:11

    Kjo ngjarje nuk eshte e vertet Keta "minoritaret" vetem ankohen Autobuset kanë marr disa nga keta mos mirënjohjes Mos te perhapin genjeshtra!

    Përgjigju
  • ardi omeri: 28/11/2019 23:50

    genjejne. Strukturat jane dhe kudo ka ndihma. Ata nuk kane shkuar ne asnje vend sepse strukturat vertetojne ne se kane nevoje apo jo.

    Përgjigju
  • LeGo: 28/11/2019 22:41

    A s'jane njerez dhe keto??? S'ka rendesi ngjyra apo prejardhja,ne keto raste te gjithe duhet te trajtohen ne te njejten menyre..Zoti e befte mire

    Përgjigju
    • LeGo: 29/11/2019 08:44

      Nese eshte keshtu atehere le ta shijojne bella vita-n ,por te mendojne per femijet se dimri eshte i gjate

    • Niku: 29/11/2019 02:10

      Arsyeja se pse nuk janë me të tjerët është se nuk duan hotel në Durrës . Njerëz janë dhe ata që jan strehuar në Durrës .

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit