‘Je mashtrues, edhe fëmijët kanë frikë nga ju’/ Rama-studentit: Të kanë hedhur trutë e gomarit

VLORË-Gjatë takimit në Vlorë njëri nga studentët e akuzoi kryeministrin Rama si mashtrues që po tallet me ata. Por Rama iu përgjigj duke thënë se rrugaçëria nuk është trimëri. Kryeministri i dha numrin e telefonit studentit, ndërsa i tha se ‘0682030272 mbaje mend, në këtë numër herët apo vonë do më çosh një mesazh dhe do më thuash tërheq fjalët dhe të pres për kafe në Vlorë”.  

Debati i plotë mes studentit dhe kryeministrit në Vlorë
Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë t’i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, cfarë jemi ne studentët?!!! Unë dialogun nuk e pranoj se më thyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që ti mbushni mendjen popullit, që janë më shumë se kaq pika.

E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërën nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele. Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

Edi Rama: Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta fyesh tjetrin. Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironik, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore. Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë.

As mos ki merak, se ti për mua jeton një mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ti e quan popullin dele. Kjo që bërë është rrugaçëri, jo se je rrugaç. Fole, të dëgjova, më ler të flas unë, ti akuzon si ata që të hedhin ty trutë e gomarit. Çfarë i bëra Lul Bashës? Ti mund të përfundosh më keq, po nuk kuptove që zotësia është te argumenti, jo te të sharat dhe thyerjet. Jam i sigurt që do të shpallesh hero në tabelën dixhitale të Saliut. Bashës nuk i bëra gjë, por i thashë mundësinë që të bëhej lider. Ti nuk e bërë gabimin e Bashës, se ti erdhe këtu.

Por jam i sigurt po të them mi thuaj tetë pikat të jam borxh. Ulu, ulu se e kisha retorike more. Jeta është e gjatë, do të kesh kryeministra të tjerë do të më kujtosh. Unë këtë e bëj për ty çun, jo për veten time, se nuk do të vija fare këtu. Po të isha unë ai kryeministri që ti ke në kokë, do e bëja, po pse kujton se shqetësohem për protestën tënde. Kam një porosi për ty, mos kujto se populli është dele, sepse ti nuk je ujk, por lepur. Po të ishte diktaturë, tani do të ishe në minierë dhe do të shikojë vetëm dritën e hënës. Ju jeni lepuj që bëni luanin...

Ti më dukesh si ai miu që kishte pirë ishte tapë dhe thoshte ku është ai maçoku se nuk po më del përpara se do ta shqyej edhe maçoku e shikonte, ky thoshte ku është. Nuk ta hem si mbaron se ti nuk je miu dhe unë nuk jam maçoku. Je i dehur nga protesta, apo ke një dehje nga fakti që nuk shkon në mësim...unë di të them se pikat do të plotësohen me apo pa ty. Meqë thua plotëso një pikë, po të them që në janar nuk do të paguani më atë që do të paguanit, qeveria do të paguajë

Edi Rama: Sa e ke mesataren?

Studenti: 6 e ca

Edi Rama: Si do qoftë për ty. Ti hyn te ata për të cilët qeveria do të paguajë 50%. Kur paguan ti në janar?

Edi Rama: Ok do të paguajë qeveria për ty në janar. Pika tjetër është 50% peshë e votës së studentëve, këtë nuk e ka asnjë vend, por unë pres që cilindo që ka ndonjë shembull ta sjellë. Për pikën e  titujve akademikë po punojmë. Kemi një version. Të gjithë titujt duhet të depozitohen në bibliotekën kombëtare, të dixhitalizohen. Pikën e kartës ua shpjegova, pika e bibliotekës online do të jetë aktive shumë shpejt dhe pika e performacës, kemi disa gjëra që po sistemojmë. Pra mos u bëj si Luli nëse ke hall se bëhesh si Luli, ai donte të fitonte jo të zgjidhte problemet. Ndërsa ty të garantoj që do të fitosh nga kjo, edhe unë. Edhe ti do të thuash bëra gabim. Ky është numri im, 0682030272 mbaje mend, në këtë numër herët apo vonë do më çosh një mesazh dhe do më thuash tërheq fjalët dhe të pres për kafe në Vlorë


Lajmi kryesor:

Rama takim me studentët në Vlorë: Tani 50% e tarifës paguhet nga shteti, ja si do veprohet vitin tjetër (VIDEO)


d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhej të hiqeshin kufizimet në zonat e kuqe dhe të hapej edhe fundjava?



×

Lajmi i fundit

John

Rama thumbon opozitën: Rreziku i virusit është real, jo revolucion imagjinar me karakatinën e teatrit (VIDEO)