Fëmijët vjedhin dyqanin 30 minuta para ndalimit të lëvizjes, por i kapin kamerat/Emisioni 112 (VIDEO)

TIRANË - Ndërsa dyqanet në kryeqytet po përgatiteshin të mbylleshin për shkak të orarit të kufizuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dy djem të mitur vjedhin xhiron ditore të një dyqani në zonën e Xhamllikut.

Në këtë episod të Emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri jemi me patrullën e Komisariatit nr. 4, me efektivët që reagojnë të parët në vendngjarje pasi marrin njoftimin rreth orës 17:20. Nga dëshmia e marrë nga shitësja në dyqan, njëri nga djemtë kishte tërhequr vëmendjen e saj në një pjesë të dyqanit ndërsa një tjetër djalë i mitur ishte futur në dyqan dhe kishte shkuar tek arka, ku kishte marre rreth 25 mijë lekë të reja.

Metoda e përdorur nga dy djemtë rreth 10 dhe 15 vjeç është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit ndërsa nga punonjësit e policisë po punohet për kapjen e tyre mbi bazë të analizimit të pamjeve filmike. Dy fëmijët ishin veshur me të zeza ndërsa nga shitësja vjedhja është zbuluar vetëm 20 minuta pas largimit të dy djemve. Patrulla e policisë me të cilën jemi ne të Emisionit 112 këshillon pronarët të bëjnë denoncim në komisariat ndërsa rikthehet në patrullim në zonën e Komisariatit nr. 4.
Teksa patrullojnë rrugët, rreth orës 19:30 nga efektivët konstatohen dy djem të mitur të veshur me të zeza pranë zonës së Xhamllikut, duke qenë se janë edhe orët e kufizimit të lëvizjes dy djemtë ndalohen për tu verifikuar nëse kanë apo jo lidhje me rastin e vjedhjes. (Shikoni emisionin e plotë për të parë se çfarë ndodh në këtë rast)

Në orët e mbrëmjes nga efektivët e policisë pikaset një makinë e parkuar me bagazhin e hapur. Nga efektivët lajmërohet salla e komandimit ndërsa ata dyshojnë se bagazhi mund të jetë hapur edhe vjedhur, ndërsa ata duhet të gjejnë pronarin e makinës . Për të parë se çfarë ndodh në këtë rast shikoni emisionin e plotë 112, episodin 20.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 19/04/2020 23:46

    Po

    Përgjigju
  • Vlore: 18/04/2020 16:05

    Fundurrina të lindur fundurrina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë