Fermerët e hashashit nën hetim, Policia përgjon banorët e fshatit Kryezi në Tiranë: Do zoti po lëshon shi

Fermerët e hashashit nën hetim, Policia përgjon banorët e fshatit Kryezi në Tiranë: Do zoti po lëshon shi

Foto ilustruese

“Do zoti po lëshon shi”, lutej në telefon me bashkëbiseduesin një nga banorët e fshatit Kryezi, një lutje që ndërkohë po përgjohej me urdhër të prokurorisë së Tiranës dhe që nuk kishte lidhje me asgjë tjetër përveçse me mirërritjen e hashashit.

Lutjes së Kadri Gjoshit që më pas u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë nën akuzën për kultivim droge, bashkëpunëtori i tij i përgjigjet ‘O Zot amin, po e lagu fituam”.

Dosja që zbuloi copëza droge të mbjella mes tre fshatrave çoi nën akuzë për shpërdorim detyre edhe një kryeplak, Dashamir Hasanin, i cili ka rol aktiv mbasi në një moment përpara se të mbërrinte policia ai i ankohet Lulzim Cullajt se e kishin prerë në besë.

Cullhaj nga provat e mbledhura del se është personi që siguroi fidanët dhe më tej bashkëveproi me banorët e fshatit Kryezi për gjetjen e tokës dhe të kultivuesve.

Hetimet e shumta tregojnë se në të gjithë vendin janë arrestuar 13 kryepleq, katër prej të cilëve në fshatrat e Tiranës

Më e fundit që është vënë nën hetim për drogë është Abaz Gjediku, kryeplak i fshatit Shëngjin, teksa më herët pati të njëjtin fat edhe ai i Zallbastarit dhe Vorës.

Dosja hetimore e fshatit Kryezi tregon se si kultivuesit flasin në telefon të shqetësuar për vizitën e beftë që do t’ju bënte pas pak orësh policisë. Është i dyshuari Xhemal Hidri që i thotë në telefon të akuzuarit Erdit Muca, “90 përqind do kesh kontroll të hënën” dhe më pas e porosity të heqë armën nga shtëpia./ TCH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë