Ferrari sposton Red Bullin pas 14 garash, Sainz fiton me 'Kokëkuqen'! Verstappen i pesti, Hamilton në podium
Carlos Sainz me Ferrarin e tij
Pas 14 garash dominimi nga Red Bulli, Formula 1 pa Ferrarin dhe konkretisht Carlos Sainz që të fitonte në Çmimin e Madh të Singaporit. Në cirkuitin e Marina Bay, spanjolli i "Kokëkuqes" i la pas të gjithë dhe mori vendin e parë. Kjo ishte fitorja e tij e dytë në karrierë, duke lënë në vendin e katërt shokun e skuadrës, Leclerc.
Në vendin e dytë Lando Norris me McLaren, teksa britaniku u nis nga pozicioni i katërt. Në podium edhe Lewis Hamilton me Mercedes, që siguroi vendin e tretë. Piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez vetëm në vendin e tetë.
Verstappen kryeson renditjen e pilotëve me 374 pikë, më pas Perez 223 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron Hamilton me 180 pikë. Sa i përket Sainz, spanjolli shkon në kuotën e 142 pikëve, 28 më pak se Fernando Alonso.
Në renditjen e konstruktorëve, Red Bull me 597 pikë lë shumë pas Mercedesin, që ka vetëm 289 pikë. Edhe pse në Çmimin e Madh të Singaporit Red Bulli nuk ishte në pod, skuderia britanike është drejt titullit kampion në të dyja disiplinat, si për pilotë dhe për konstruktorë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.5%
-
Të ndarë
49%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1426
Lajme të tjera
-
Formula 1/ Piloti i Ferrarit aksidentohet në provat e lira, flamur i kuq në Abu Dhabi
24 Nëntor, 18:04
-
Formula 1/ Ferrari dominon në provat zyrtare të Las Vegasit, Leclerc niset nga vendi i parë
18 Nëntor, 13:26
-
Ferrari 250 GTO i 1962-shit shitet në ankand për 51.7 milionë dollarë
14 Nëntor, 10:37
-
Formula 1/ Verstappen fiton edhe në Brazil, kampioni s'toleron dhe merr suksesin e 17-të sezonal
5 Nëntor, 20:54
-
Verstappen shton kritikat për FIA-n: Hiqni qafe Sprintin
2 Nëntor, 18:11
-
Skualifikimi në SHBA, Hamilton: Vendos bast të gjithë pasurinë, gjysma e makinave ishin të paligjshme
27 Tetor, 13:34
-
Parregullsi në makina, Hamilton dhe LeClerck skualifikikohen nga Çmimi i Madh i SHBA-ve
23 Tetor, 10:27
-
Formula 1/ Verstappen merr fitoren e 14-të dhe feston titullin kampion, përplasen pilotët e Mercedes
8 Tetor, 22:42
-
Max Verstappen fiton titullin e tretë radhazi si kampion bote në Formula 1
7 Tetor, 20:44
-
Mund të shpallet kampion në Garën Sprint, Max Verstappen: S'e besoja se do arrija Senna-n apo Lauda-n
6 Tetor, 12:32
-
Formula 1/ Aston Martin me bilanc negativ, miliona euro humbje
29 Shtator, 16:06
-
Kampioni i Red Bull, Adrian Newey: 'Pendim emocional' që s'jam pjesë e Ferrarit, doja të punoja me Alonson dhe Hamiltonin
28 Shtator, 14:34