Festa e çmendur e tifozëve të Vllaznisë... Këngë e valle sikur COVID nuk ekziston (VIDEO)

Me t’u nisur ekipi nga Ballshi, tifozët po bëheshin gati për t’i pritur. Ata janë të grumbulluar dhe kanë filluar festën. Këngë, valle dhe shumë gjëra të tjera, janë ato që përshkruajnë më së miri atë që po ndodh.

Pritja e tifozëve shkodrane ka filluar që në hyrje të qytetit dhe karvani i makinave e ka shoqëruar autobuzin e ekipit deri tek stadiumi, aty ku janë pritur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të tjerë.

Zbritja e futbollisteve dhe e stafit nga autobusi është pritur me ovacione dhe fishekzjarre, madje tifozët nuk kane ngurruar që trajnerin Brdaric e disa lojtare t’i mbajnë edhe në krahe. Një atmosfere fantastike e krijuar nga tifozët kuqeblu, por duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID.

Vllaznia renditet në vendin e parë me +9 pikë diferencë nga ndjekësi. Të besuarit e Brdariç përballen me Kastirotin, me datën 24 janar.


Lajmi kryesor:

Tre pikë dramatike për Vllazninë, Bylisi dorëzohet në frymën e fundit! Kukësi i jep fund serisë së humbjeve! VIDEO nga festa e çmendur e shkodranëve


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod