Festa e Pavarësisë është pritur këtë herë ndryshe në Vlorë, ku mbrëmjen e 28 Nëntorit u përurua për pas një mungesë të gjatë Kinemaja e parë e qytetit në sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës, “Labëria”.
Dhuratë nga BE, salla e kinemasë së re ka një kapacitet prej 300 vendesh, ndërsa mbrëmjen e së dielës me rastin e festës së Flamurit u shfaq për publikun filmi “Nëntori i dytë”.
Pjesë e takimit promovues ishte dhe kryebashkiaku Dritan Leli, por edhe miq të ftuar nga Kosova.
“Vendosa që t’ju thërrasë të gjithëve pikërisht në Sallën e re të kinemasë në Pallatin e Kulturës, ‘Labëria’. Ju jashtë patë një bust të vogël të një labi dhe në faqen e murit përballë të Teatrit ‘Petro Marko’ bëmë risjelljen e tyre në vëmendjen e publikut. Janë disa piktura unike, që ne i kemi sjellë në këtë ditë”, tha Leli.
“Vlora dhe vlonjatët presin heroin tonë kombëtar Isa Boletini, të cilin të derdhur në bronz ua kemi sjellë nga Mitrovica, nga Kosova këtu. Dhe në emër të strënipit Gazmend Boletini ju përcjell përshëndetjet tona dhe urimet për festën e Flamurit…", tha kryebashkiaku.
Shfaqja e filmave do të kryhet çdo dy javë, ndërsa nuk do të mungojnë dhe filmat vizatimorë për të vegjël.
Javët në vazhdim do të shfaqen filmat të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, ku një ndër ta do të jenë filma të kompozuar nga Kujtim Laro, siç është edhe 'Lulekuqet mbi mure'.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3467
Lajme të tjera
-
I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë
25 Prill, 12:23
-
Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës
25 Prill, 11:33
-
Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët
25 Prill, 11:06
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë
24 Prill, 12:12
-
Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje
24 Prill, 10:19
-
Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane
23 Prill, 15:36
-
Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, na mungojnë familjarët
23 Prill, 15:19
-
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë (VIDEO)
23 Prill, 12:14
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
23 Prill, 10:02