'Festa e të dashuruarve', popullariteti i saj nuk është ndikuar nga mjegullat e kohës. Fotografi nga vitet 1950 e deri në ditët e sotme

'Festa e të dashuruarve', popullariteti i saj nuk është ndikuar nga mjegullat e kohës. Fotografi nga vitet 1950 e deri në ditët e sotme

Ndoshta jo të gjithë duan të festojnë ditën e Shën Valentinit, por popullariteti i saj sigurisht që nuk është ndikuar nga kalimi i shekujve. Në mënyrë tipike festimet e europianëve nuk kanë humbur nëpër mjegullat e kohës, përkundrazi janë përhapur në gjithë botën.

Në Francë dhe Itali, Dita e Shën Valentinit është marrë seriozisht. Për vite me radhë, janë organizuar konkurse për të dashuruarit.

Franca është me të vërtetë vendi i dashurisë: ka edhe një fshat tërësisht i dedikuar për dashamirët, i quajtur Saint-Valentin (padyshim).

Dashuria deklarohet përmes një kutie me çokollata, por edhe me një vaksë me çokollatë të shkrirë. Këtu jemi në Brooklyn, në New York: Cheryl Minikes dhe Matthew Mandell, 22 vjeç, të dy martohen në një vaskë plot me çokollatë në një dyqan të Big Apple në shkurt 1995.

Të martohesh në Ditën e Shën Valentinit sjellë fat. Në Tajlandë, Dita e Shën Valentinit konsiderohet një ditë e veçantë për të gjithë çiftet e regjistruar zyrtarisht të martuar. Në vitin 1999, 99 çifte shkëmbyen unazat në Bangkok.

Diçka nuk ka dalë kurrë jashtë modës. Trego dashurinë me një ‘hairstyle’ të veçantë. Një gjest shumë i zakonshëm i indianëve në fillim të viteve 2000 me afrimin e Ditës së Shën Valentinit.

Në Indi, jo të gjithë e pëlqejnë atë. Disa grupe në Indi kanë ngritur barrikada kundër Ditës së Shën Valentinit. Në vitin 2000 në New Delhi u protestua kundër festës së të dashuruarve.

Dashuria nuk është një barrë. Sporti i veçantë i veçantë, në të cilin një konkurrent mashkull transporton gruan e tij ose të dashurën, duke kapërcyer pengesa, zhvillohet  në Finlandë. Por në këtë foto të vitit 2009 jemi në një qendër tregtare në Hong Kong.

Dashuria zbukuron gjithçka. Një reklamë gjigande e Ditës së Shën Valentinit u ngrit në  një kantier ndërtimi afër një xhamie në Bejrut qendror në vitin 2013.

Dita e Shën Valentinit po bëhej gjithnjë e më e popullarizuar në botë, dhe njerëzit nuk harrojnë zakonin të dhurojnë lule dhe çokollata për të dashurit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake